Majlinda Bregu i përgjigjet "kamikazit" të PD-së: Isha në varrimin e një mikeshe të shtrenjtë, s’ke asgjë më pak se çdo dhunues i këtij vendi

29 Shtator 2018, 17:33Politika TEMA

Militantë të Partisë Demokratike duke shfrytëzuar dhunën e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit  Rrahaman Rraja, kanë nisur sulmin ndaj kritikëve të Bashës në media dhe rrjetet sociale.

Një prej tyre që njihet nga demokratët për sulmet ndaj personaliteteve që kundërshtojnë kryedemokratin,  publikoi gjatë ditës së sotme një fotomontazh ku ironizonte ish-deputeten Majlinda Bregu duke i kërkuar llogari se pse nuk fliste lidhur me ngjarjen. 

Ish ministrja e Integrimit e cila njihet për zërin e saj të fuqishëm në publik për mbrojtjen e gruas ka reaguar ashpër ndaj tij duke i kujtuar se veprimi i tij ishte mjaft i ulët dhe se nuk ndryshonte nga dhunuesi Rraja. 

Ndër të tjera Bregu shkruan: 

Te mos isha ne mes te nje hidherimi per percjelljen ne boten tjeter te nje mikeje te shtrenjte, sot do te padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht!

Ne baze te nenit 617/1 te Kodit Civil te Republikes “Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete.

Sepse ti s’ke asgje me pak se cdo dhunues i ketij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhes!

Keto bejne burrat dhunues.

Pergojojne, mashtrojne, te fyejne, te vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nese ti e kundershton kete!

Ti nuk do arrish dot edhe po te jetosh 200 vjec, te flasesh, bertasesh, qash , te mbrosh aq gra sa jam perpjek une e plot gra te tjera me ze publik ne kete vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmeria dhe detyra publike qe kam patur.

Edhe pa zhurme, por duke u munduar per te mbrojt te dhunuaren e per t’i gjet nje strehe sekrete! Nga ato qe ti e tjere si ti te mos i mesoni kurre! As kete radhe!

Sa per dhunuesit cfare do emri e statusi pacin,mund ta vonojne por nuk i shpetojne dot nje denim me te ashper!
Edhe kete fal ashpersimeve te fundit

te Kodit Penal qe mbajne emrin tim!

Por te jesh i bindur, Dhuna s’do te mundet dot nese nuk denohen te gjithe format e saj! Perfshi tenden!”, nënvizon Bregu. (TemA)

18 komente në “Majlinda Bregu i përgjigjet “kamikazit” të PD-së: Isha në varrimin e një mikeshe të shtrenjtë, s’ke asgjë më pak se çdo dhunues i këtij vendi”

  1. Persekutuari says:

    Ik moj qelbsire se jeni te gjithe te korruptuar per karriere dhe leke shiteni te gjithe

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      O persekutor, a ke brisk?

      1. ben says:

        O demokrate e rilindur
        Po ti sikur ishe ne zi dhe nuk kishe kohe te shkruaje 2 fjale per ate vajzen e perdhunuar
        Ndersa ke kohe te besh 1 roman per kete djalin qe tallet ne fb ?????

  2. Treviso says:

    Brava zonja Majlinda.

  3. Alban Dega says:

    TE LUMTE PENDA E TE NDRITE MENDJA EDHE NE DETYREN E RE TE LARTE E PLOTESISHT TE MERITUAR!

    Sokolesha e burnesha si ju nderojne shqiptaret e Shqiperine !
    Gruaja eshte Perendeshe e Njerezimit !

  4. Komentuesi says:

    Bravo.Basha me shoket e tij,jane palaço cirku qe nuk vlejne per asgje.Jane turpi i shqiperise.

  5. Toni says:

    Ik moj plere..ku pyet ti per shoqe e mirenjohje…te kam pare nje dite kur nje vajze donte te bente nje foto me ty ne nje lokal dhe shtremberove turinjt tere bezdi…qe ne ato momente mu neverite …

  6. Grida says:

    Ik qaj per Sali Berishen ti kare!
    Ne 2015, ne mes te Europes, pas nje vjelljeje kolektive 50 vjecare kur sozite e tua qanin dhe shkulnin floket per ata qe i shkulen jeten, ti, Ministrja qe do na coje ne Europen ku njerezit civile qajne ne Opera, qaje per nje kafshe maloke, vetem sepse ishte kryetari i partise qe te dha mundesine te vidhje bashke me klanin mafioz Prudentino dhe tani na ben si e revoltuar…ti!
    Te fala nga Fantoci!

  7. Paride says:

    Gruaja eshte perendesh e njerezimit por edhe e luftrave te njerezimit Helena e trojes

    1. ALBAN DEGA says:

      Replike miqesore

      E PAC MENDJEN FEMER PARIDE !

      E di urimin me filozofik te nje prej vatrave me te lashta te qyteterimit, kultures dhe zhvillimit te Shqiperise Paride !?
      E pac mendjen femer, me fjale te tjera pjellore!
      Pra jo mendjen mashkull !
      E pac mendjen femer Paride !
      E ke lexuar hulumtimin e historianit serb qe Troja nuk ka qene ne Turqi, por ne Shqiperi dhe pikerisht ne Shkoder !?

  8. Besi says:

    Bravo Toni kjo per 1mije euro te le edhe by,,,

  9. Pokeristi says:

    Te lumte z.Bregu!
    Kultura,civilizimi,kurajua dhe emancipimi,jane dhe duhet te jene cilesi te pandashme te femres shqipetare,per te pershpejtuar procesin e integrimit me boten perendimore .

  10. usa says:

    Fuck u miss Bregu /breku

    1. Dick Cheney says:

      JE SHUME GOJOR I VETDEKLARUAR USA !

      Hiqe fuck- un nga goja se po ngelesh shtatzene nr tru ore usa !

  11. Ana says:

    Ahahaaa, eshte shume e merzitur se per ndyshe…..Po mire, beje neser padine, se sot eshte e shtune, sidoqofte; pret puna, padia ngrihet kurdohere, jo domosdosmerisht pasi ke llexuar statusin e zoterise.
    Veretet pergjigje te zgjuar mendon se eshte kjo qe ke dhene moj zonje?
    Cfare ka ketu per tu ndjere e dhunuar e per tu versulur me gjithe kete vrer; te verteten ka shprehur ky zoteri. Nese te intereson ta dish, kete mendojne shume njerez.

    1. Alban Dega says:

      Replike e detyruar me “burrin”e Kanunit te Vicidolit Ana te fshehur nen pseudonime grash…

      From: [email protected]
      Date: April 5, 2010 at 1:39:04 PM EDT

      Subject: GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT

      GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT

      – Barbari…. !
      – Femija eshte engjell i Botes

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
      Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
      Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
      Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
      Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte. Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
      Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
      Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
      Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
      Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan! Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
      Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
      Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen.
      Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
      Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
      Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje! Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
      Femija eshte engjelli i Botes!
      Gruaja eshte fisnikeria e jetes!
      Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

  12. Arsimi says:

    Rede te paska perdhunuar ky Genci derisa te paska djegur kaq shume e nuk ke ditur cfare ke shkruajtur moj Zonja Bregu

  13. Lili says:

    Kjo vetem per me ndreq pak fytyren e saj me botox lifting edhe peje ka shpenzuar sa s’ban..
    Pse t’i besojme nje njeri qe nuk eshte mire me vetvetin?E do halla me u shty ne konkurence me vajzen e vete per ´rinî ´e bukuri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje