Partizani mori mbrëmjen e djeshme një fitore të merituar në derbi përballë Tiranës në stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin e ngushtë 1-0 fal një goli të shënuar nga ana e mesfushorit të talentuar Esat Mala.
Një fitore që i ngjiti të besuarit e trajnerit, Skënder Gega, në krye të klasifikimit me 13 pikë.
Por, përveç fitores spektakolare të “demave të kuq” ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme tek fanellat e lojtarëve të kuq ishte sponsori i ri i ekipit “MCN”.
Kompania e njohur “MCN” do të jetë deri në fund të sezonit sponsori i përgjithshëm i Klubit me mundësi zgjatjeje të afatit kontraktual.
MCN është një shoqëri shqiptare e fushës së internetit, pionere e teknologjive online, me suksese të shumta, ndër të cilat shquhen platforma e parë OTT për streaming online, e para me sistemet e monitorimit të lojërave (prej 2012) dhe lider në platformat e marketingut dixhital.
Një sponsor i rëndësishëm për klubin e Partizanin që u zyrtarizua në ditën më të rëndësishme të tyren, në derbin e kryeqytetin, që rezultoi dhe fatsjellës në fitoren e madhe të të kuqve. (TemA)
MCN: Messi, Cristiano dhe Neymar ? ? ?
Jemi te nderuar qe kemi per sponsore te ekipit tone te Partizanit dy yje Bashkim Finon dhe Erjon Braçen pa te cilet presidenti Gaz Demi nuk do kishte bere dot nje hap dhe do te ishte kthyer ne Çameri te mbidhte sot ullinj dhe te korrte miser. Kete uniforme do ta mbajme me nder ja dedikojme vetem Erjon Braçes lojtarit tone te 12 dhe te 13 qe nuk e tund as Mero Bazes bashke me TemA-en e tij jane bere rolin e trajnierit duke na mbushur cdo dite me adrenaline.