Deputetet e PS kërkojnë drejtësi: Të ndalet dhunimi publik i Xhisielës për politikë

30 Shtator 2018, 18:25Politika TEMA

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rexhep Rraja.

Në një deklaratë për mediat, grupi i grave deputete të PS-së rithekson mbështetjen për Prokurorinë në hetimin deri në fund të së vërtetës për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Ndërkaq ky grup i bën thirrje kolegeve të opozitës që të ndalin dhunimin publik të vajzës pët motive politike.

“Na vjen shume mirë që prokurorja e çështjes është një grua, e cila sot ka të gjithë solidaritetin tonë në kryerjen e detyrës si edhe inkurajimin tonë të plotë, për t’i shkuar deri në fund çështjes në fjalë.

Duke i rezistuar çdo ditë prej kohësh tanimë, vulgut politik e mediatik dhe duke treguar guxim e vendosmëri në ndarjen e drejtësisë nga politika, Prokuroria po jep në vijimësi sinjale shumë inkurajuese për shqiptarët që duan drejtësi.

I bëjmë përsëri thirrje kolegeve deputete të opozitës të ndikojnë që të ndalet dhunimi publik i vajzës për motivet e politikës së dëshpëruar opozitare.

Po ashtu u shprehim atyre keqardhjen për deklarata e akuza të ulëta, që shkojnë në drejtim krejt të kundërt me interesin e Xhisielës dhe të drejtësisë për të.

Për ne drejtësia për vajzën është mbi gjithçka. Për ne ligji është mbi gjithkënd”, deklarojnë deputetet e PS.

4 komente në “Deputetet e PS kërkojnë drejtësi: Të ndalet dhunimi publik i Xhisielës për politikë”

  1. Zigur Qarri says:

    Jo jo,ne Shqiperi nuk mund te ndahet dot drejtesia nga politika,sepse ka qene dhe eshte vegel e saj.
    Doni drejtesi?Atehere i denoni te gjith ata police(ashper ama) qe nuk moren denoncimin e viktimes,
    dhe kjo e perseritur.I denoni te gjith ata,qe i bene presion per te terhequr denoncimin.I denoni te gjith
    ato qe i bene presion dhe poshtruan Policin Emiljano Nuhu,qe qendroi ne krah te viktimes,kur te gjith
    ishin kundra.Kjo do te thote,”rilindja” e drogaxhiut edvin rama ne burg,sepse jan te gjith te inkriminuar.

  2. Alida says:

    Grupi revstit te Edi Rames. Apo jo Olta?!
    Ndonje tur ne Jaz festival?

  3. Kulufi says:

    Posi ore i kerkoni PD te ndali dhunimin e vajzes. Pse nuk e dini ju qe ata ne PD po ferkojne duart dhe po thone:Shyqyr si u martu lala t’ia hypim te gjithe nga nji here.

  4. Komentuesi says:

    Shume mire bejne deputetet femra te ps-te qe i dalin ne mbrojtje Xhesiles nga deputetet dhunues te pd-ke,qe nuk po lene gure pa levizur,e fjale te ulta,shpifje,dhe nje politik denigruese kundra vajzes te cilen e kane diskredituar ne publik.Ata te opozites jane kriminel,se per te fituar politikisht,nuk ven me re se sa e demtojne ate vajzen,Xhesilen..Jane te pashpirt. Te gjithe kete tragjedi ne demtimin moral te Xhesiles,e kane sajuar Berish krimineli,me Bashen e banden e tyre,qe jane deputet,per te renduar e sulmuar Edi Ramen,deputetet e ps-te,duke e quajtur nje veprim te rend te qeverise.Por ata nuk mendojne se sa dem te madh i sjellin kesaj vajze dhe familjes se saj.Kesaj i thon:per inat te vjerres do shkoje te fle me mullixhin.Po te isha si Xhesila,do beje denoncim ne prokurorine nderkombetare per lideret e pd-ke ,Berishen dhe Bashen.Eshte nje akuze e zmadhuar nga ana e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje