Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot ka në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Gjatë fjalës që mbajti Rama tha se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë.
Gjithashtu shefi i qeverisë Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.
“Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara.
Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe By-passi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast.
Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik.
Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë.
Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë.
Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë.”- tha Rama. (TemA)
Pa bo rrugën Kashar-Rrogozhinë , nëpërmjet Mëzezit , Prushit , Lalmit , Pezëz së Vogël e Pezës së Madhe , jo vetëm atë 3 orëshin mos e përmend më , por turizmit , nga ura e Dajlanit e deri në Divjakë , hiqi vizë , s’ka për të bo hajër , veçse vdekje e flakë .
Ke dalë në bisht , kur koka është e ngatërruar .
Këto punë duan Institute Infrastrukture dhe Urbanistik , jo Konçesione e PPP , Litari i përjetshëm në fyt , dhe , merr paret e hik .
Si do bebet per 3 ore kur vetem te kalosh Fierin duhet 1 ore…..