Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, deri në orën 9:00, 2.5% e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum.
Të dhënat janë marrë pas përpunimit të 71% të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.
Në konferencën e parë për shtyp, KSHZ njoftoi se deri më tani ka pasur tre kundërshtime për shkeljen e votimit, ndërsa të gjitha janë refuzuar.
KSHZ do të mbajë konferencë e ardhshme për shtyp në orën 11:30.