VIDEO: Tirana, ja si është sistemuar unaza nga “21 Dhjetori” deri te “Vasil Shanto”

2 Tetor 2018, 20:00Sociale TEMA

E keni parë se si është sistemuar unaza nga 21 dhjetori deri te “Vasil Shanto”? Bashkia e Tiranës ka rehabilituar pas shumë vitesh Unazën e Mesme, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Në këtë segment janë ndërtuar korsi të dedikuara për biçikleta, si dhe janë riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Projekti përfshiu ndërhyrjen dhe përmirësimin e disa kryqëzimeve si më poshtë:

– Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri”

– Kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Asim Vokshi”

– Kryqëzimi i bulevardit “Zogu I” me rrugën “Reshit Petrela”

– Kryqëzimi i rrugës “Arkitekt Kasemi” me bulevardin “Zhan D’Ark”

– Kryqëzimi i rrugës “5 Maji” me rrugën “Ferit Xhajko”

– Kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”

– Kryqëzimi i rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”

– Korsitë e biçikletave në blv. “Zhan D’Ark” dhe blv. “Gjergj Fishta.

 

Ja hidhini dhe një sy videos më poshtë:

2 komente në “VIDEO: Tirana, ja si është sistemuar unaza nga “21 Dhjetori” deri te “Vasil Shanto””

  1. On says:

    Viza te bardha heroizem la bere….late nam

  2. Leo says:

    Tirana zmadhohet madheshtore, duke u bere gjithenje me e bukur, me moderne, me shqiptare, qysh kur u larguan mekembesite e Ramizit per shkatrim, jo per rikonstruktsion te mjedisit jetesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje