Ish-kryeministri i djathtë finlandez, kandidat për president të KE-së: Ja pse duhet ta pasojë unë Jean-Claude Juncker

3 Tetor 2018, 16:50Bota TEMA
Ish-kryeministri i djathtë finlandez, kandidat për president të

Ish-kryeministri finlandez Aleksandër Stubb, shpalli kandidaturën për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian, duke u bërë kështu kandidati i dytë i cili dëshiron të udhëheqë qendrën e djathtë Evropiane në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj të vitit të ardhshëm.

Stubb dërgoi një letër për kolegët e tij nga Partia Popullore Evropiane, duke u shkruar sse ai vendosi që të kandidojë për të mbrojtur vlerat evropiane dhe që të mundësojë për Evropën mbushjen e vakumit të krijuar nga “margjinalizimi vullnetar” i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në çështjet botërore.

 “Është koha për t’u mbledhur rreth qëllimin tonë për një Europë të fortë. Kjo do të thotë zbutje e ndarjes së panevojshme mes Lindjes dhe Perëndimit, në veri dhe në jug. Ajo që na bashkon është më tepër se ajo që na ndan”,shkroi ai.

Stubb, 50 vjeç, ka qenë kryeministër, ministër i Financave dhe ministër i Jashtëm i Finlandës dhe aktualisht është nr.2 i Bankës Evropiane të Investimeve.

PPE do të zgjedhë kandidatin kryesor për zgjedhjet evropiane në një takim në Helsinki më 7 dhe 8 nëntor.

Stubb do të masë forcat me Manfred Weberin, presidentin e deputetëve të PPE dhe ndoshta disa kandidatë të tjerë.

Sa për socialistët, për të pasuar Jean-Claude Juncker, kandidatura e vetme është ajo e socialistit sllovak, Marosh Sefçoviç, nënkryetar i Energjisë në KE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje