Rusët dhe europianët bëhen bashkë për avionët e së ardhmes me... hidrogjen

3 Tetor 2018, 13:47Hi-Tech TEMA

Shkencëtarët rusë, së bashku me partnerët e tyre nga Evropa, po zhvillojnë një aeroplan hipersonik me hidrogjen të lëngët, tha Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Qendror Aeronautik (CAGI), Kiril Sipalo.

Këto angazhime janë në kuadrin e projektit “Mjetet fluturuese eksperimentale me shpejtësi të lartë” (Vehicles High Speed ​​Experimental Flying).

Si karburant, këto avionë do të përdorin hidrogjen.

“Aeroplani i së ardhmes nuk është vetëm një, është një seri avionësh. Këto janë supersonike dhe, në të ardhmen, avionë hipersonikë, duke përfshirë dhe aeroplanët orbitale, do të kenë kohë udhëtimi të shumëfishtë për udhëtarët dhe mallrat në vende të largëta”, tha Sipalo.

Aeroplani duhet të jetë më i sigurt dhe më i rehatshëm se ato ekzistuese.

Përveç Institutit CAGI, projekti përfshin Institutin e Aeronautikës “Gromov” dhe Institutin Fizik-Teknik të Moskës.

Prodhuesit e huaj në projekt janë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, ​​Qendra Franceze për Kërkime Hapësinore (ONERA) dhe Qendra Italiane për Kërkime Hapësinore (CIRA), njofton Sputnik. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje