Erjon Braçe i tërheq "veshin" Ahmetajt: Kam kërkuar interpelancë prej pesë javësh dhe akoma pres, tallet prej 6 muajsh me shkresat zyrtare

4 Tetor 2018, 11:47Politika TEMA
Erjon Braçe i tërheq "veshin" Ahmetajt: Kam kërkuar

Deputeti socialist Erjon Braçe ishte i pari ligjvënës që ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme ku ka  kërkuar llogari për mungesën e interpelancës më ministrin Arben Ahmetaj.

Braçe u shpreh se ka 6 muaj që komunikon me shkresa me ministrin për ligjin e sportit dhe i vlerëson si tallje përgjigjet që ka marrë.

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. 

Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia.

 Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. 

Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”, tha Braçe.

Ndërkohë, pas tij, fjalën e mori kreu i Kuvendit, Ruçi, i cili u shpreh se ministri ka qenë jashtë vendit dhe javën e ardhshëm do të jetë i gatshëm.

“Ministri ka qenë një javë jashtë shtetit për të ndjekur shërbimet e Eurobondit dhe ka kërkuar një kohë dhe me shumë mundësi do të jetë disponibël javën e ardhshme”, u shpreh Ruçi.(TemA)

3 komente në “Erjon Braçe i tërheq “veshin” Ahmetajt: Kam kërkuar interpelancë prej pesë javësh dhe akoma pres, tallet prej 6 muajsh me shkresat zyrtare”

  1. 123 says:

    “……..Dhe fshati qeshet,
    dhe bota tallet !”….
    …jane shprehjet perla te Musarajt

  2. Tigri says:

    Eh mo Brace ziu! Ai doli me ze e figure e tha ne fushate do tallim k….e su be nami. Edhe ishte sheshi plot. Se e tall me ty 6 muaj apo 6 vjete kujt i plasi?

    1. mirel says:

      Erjoni kaluar eshte, po mileti qe rri e ha ..sapunin e Ahmetes.
      Ja kane marre doren cdo gjeje
      Tallen, u lumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje