Atentati mafioz me një të vrarë në “Bllok”, Prokuroria ngre grupin e hetimit. Sekuestrohen kamerat, pyeten dëshmitarët...

5 Tetor 2018, 08:05Kronika TEMA
Atentati mafioz me një të vrarë në “Bllok”,

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë truproja e Ervis Martinaj, ndërsa ky i fundit u plagos, ndërsa po ashtu i plagosur rëndë mbeti edhe Leart Hasa, Prokuroria ka ngritur grupin hetimor.

Ky grup drejtohet nga Elisabeta Imeraj ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Ata po marrin në pyetje të gjithë dëshmitarët, ndërsa mësohet se ka pasur shumë të shoqëruar në polici për këtë ngjarje, ndërsa është bërë edhe sekuestrimi i kamerave pranë lokalit.

Nga ana tjetër policia po vijon kërkimin për arrestimin e autorit të dyshuar për atentatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje