Avioni i linjës Venecia-Tiranë bën ulje të detyruar në Ancona, reagon kompania: Ja çfarë ndodhi

5 Tetor 2018, 18:40Sociale TEMA

Një avion i cili udhëtonte nga Venecia në Tiranë, ka bërë ulje të deyruar në Ancona.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11:00 të paradites së sotme.

Avioni po fluturonte mbi aeroportin “Falconara” në Ancona, kur ka lëshuar sinjalin SOS.

Autoritetet kanë marrë masa duke liruar pistën, ndërsa janë lajmëruar edhe ekipet zjarrfikëse dhe ambulanca, shkruajnë mediat italiane.

Avioni, i cili kishte probleme komande, është ulur në pistë, ndërsa pasagjerët kanë qenë në panik.

Reagimi i  Albawings

Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i kompanisë, e për ti dhënë pasagjerëve tanë siguri e konfort , fluturimi i kompanisë Albawings, 2B224 i nisur nga Venecia drejt Tiranës, i operuar nga operatori ajror me liçence europia-ne Air Horizont, ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Markeve në Ancona Falconara, ku është ulur në siguri të plotë.

Në bordin e avionit ishin 127 pasagjerë, të cilëve pas uljes në aeroport i është ofruar nga stafi i aeroportit të Ankonës ndihmë adekuate e çdo asistencë, gjithashtu edhe suport sipas rregullores europiane të të drejtave të pasagjerit 261/2004.

Për kompaninë Albawings siguria dhe komforti i pasagjerëve të saj është shumë i rëndësishme.

Kompania jonë ka aktivizuar në mënyrë të menjëhershme të gjitha burimet e nevojshme teknike dhe ekonomike duke gjetur zgjidhje për të përmbushur detyrimin ndaj pasagjerëve, duke siguruar operimin e fluturimit të në kohën më të shkurtër të mundshme me një avion tjetër.

Pasagjerët janë transportuar nga aeroporti Ankonës rreth ores 15:30 dhe janë ulur në aeropotin e Tiranës “Nënë Tereza” në orën 16:40.

(TemA)

3 komente në “Avioni i linjës Venecia-Tiranë bën ulje të detyruar në Ancona, reagon kompania: Ja çfarë ndodhi”

  1. moni says:

    Eeee tema sikur e nxoret ndryshe kete lajmin nga dreka ? Nejse njerez jemi edhe gabojme. Por emertimi ne shqip per qytetin Ancona eshte Ankona. Juve si thoni: shkoj ne Italia apo ne Itali? Nejse faj nuk keni se zvarraniket e Akademise se Shkencave kane 27 vjet qe nuk prekin gje me dore dhe toponimet jane bere lemsh hesapi. Dhe here tjeter kontrollojini mire ato te shkreta lajme. Ben vaki na ndal zemra kur i lexojme ?

  2. PA emer says:

    Me avjon B2 strategjik berthamor fluturojne nga Ancona ne TIrane ?

  3. NNP says:

    Pse kemi Akadhemi Shkencash ne?Na mjafton Sala me EDUSHIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje