"Po ndërhyni në zgjedhjet amerikane", reagon Kina: Akuza qesharake, nuk kemi asnjë interes

5 Tetor 2018, 12:41Bota TEMA

Kina kundështon fuqishëm akuzat e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence se ajo është përpjekur të minojë administratën Trump për zgjedhjet dhe çështjet e brendshme, raportojnë autoritetet kineze.

“Kjo nuk është tjetër veçse ngatërrim i së drejtës me të gabuarën dhe krijim i një diçkaje nga hiçi”, kundërshtoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, raporton ata.

”Kina ka mbajtur politikën e mosndërhyrjes në politikën e jashtme duke treguar me gisht SHBA, që për dekada të tëra haptazi dhe fshehurazi ndërhyn në politikat e brendshme të vendeve të tjera. 

Ne nuk kemi asnjë interes për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të SHBA”, shtoi ajo.

Akuzat e Pence u thanë në një fjalim të ashpër rreth marrëdhënieve SHBA-Kinë në institutin ”Hudson” në Uashington DC.

Ai akuzoi Pekinin për fillimin e një përpjekjeje të paparë për të ndikuar opinionin publik amerikan në zgjedhjet e vitit 2018 dhe ato presidenciale të vitit 2020.

Ai gjithashtu listoi shqetësime të tjera rreth Kinës duke përfshirë marrëdhëniet me Tajvanin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

2 komente në ““Po ndërhyni në zgjedhjet amerikane”, reagon Kina: Akuza qesharake, nuk kemi asnjë interes”

  1. fantoma says:

    Shpesh, kur hajduti thërret “kapeni hajdutin”, ka sukses tek njerëzit … trutharë, sylesh e injorantë…(?!)

  2. says:

    Kina s’është transparent me SHBA-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje