Thaçi: S’do të kthehem në PDK dhe as në Kuvend, do rikandidoj për president. Marrëdhëniet me Veselin...

5 Tetor 2018, 08:52Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk  ka hendeqe me Kadri Veselin, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet e tyre i kalojnë ato të politikës.

As nuk ka pasur, as nuk ka e as nuk do të ketë.

Raportet e mia miqësore, prej bashkëluftëtarëve, prej miqve familjar, edhe prej bashkëpunëtorëve politik tejkalojnë çdo kornizë politike.

Kemi agjendë të përbashkët me Veselin, sot kam pirë kafe me të”,  tha Presidenti

Thaçi ka theksuar se nuk do të kthehet në PDK, por as në poste të tjera  parlamentare apo qeveritare, ndërsa për postin e presidentit deklaroi se nuk do të kandidojë nëse nuk  vendosë sovrani.

“Nuk kthehem në angazhime partiake, nuk kthehem në angazhimet në parlamentar e as në qeveri.

Nëse ndodh reforma elektorale, dhe krijohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve për president, në formën e drejtpërdrejtë, atëherë do të rikandidoj.

Jam i bindur që fitoj që në raundin e parë.

Përndryshe, do tu mungoj në debate, si President i vendit”, shtoi Thaçi.

1 komente në “Thaçi: S’do të kthehem në PDK dhe as në Kuvend, do rikandidoj për president. Marrëdhëniet me Veselin…”

  1. era! says:

    Do te na marre malli per ty Te pakten kandidoje gruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje