Elvana dhe elefanti që po na mbyt

6 Tetor 2018, 20:21Blog TEMA

Nga Dalina Buzi

Një ditë të bukur shtatori, brenda 3 orësh, nga 3 grupe njerëzish të ndryshëm, dëgjova emrin e një prej të plagosurve në incidentin e fundit në Bllok, nëpër biseda të ndryshme për katër histori të ndryshme plagosjeje, sherri publik, vrasjeje etj.

Puna dhe jeta dhe shkollimi dhe ambiciet e mia nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kriminelët, por u çudita se si një njeri me precedent penal dhe me kaq shumë dëshmi të njerëzve që kishin qëlluar pranë tij në klube të ndryshme e restorante ku kishin ndodhur sherre me pasoja deri në vrasje, vazhdonte ecte i lirë dhe rrihte e plagoste në dritën e diellit në vende publike.

Ja ku isha unë që e diskutoja emrin e këtij krimineli me një mikun tim i cili ka pasion kulinarinë dhe një tjetër, i edukuar jashtë për arkitekturë dhe në atë moment, më erdhi keq kur kuptova se sado të përpiqem ta romantizojë Tiranën me ngjyrat e mia, qyteti në thelb vazhdon të ketë një mentalitet mesjetar, një Palermo në zhvillim e sipër, përderisa jo vetëm nuk dënojmë, por po promovojmë fuqizimin e kriminelëve dhe gjobvënëseve.

Por gjatë këtyre ditëve post-ngjarjes në Bllok, duke parë mënyrën se si u zbardh historia dhe se si u mbulua nga mediat, kuptova që terrenin e veprimit të lirë të këtyre kriminelëve e kemi ndërtuar vetë. Thelbi i vrasjes në mes të Bllokut u anashkalua për hir të një telenovele më të klikueshme, asaj të pjesëmarrjes së artistes Elvana Gjata në vendodhjen e konfliktit. Të gjitha mediat, qoftë edhe ato gjeneraliste u kthyen në rozë dhe Elvana në targetin më joshës për të thithur interesin e lexuesve.

Është mëse e kuptueshme që të raportohet e plotë një ngjarje nga mediat gjeneraliste dhe këtu nuk ka asnjë problem dhe asnjë detyrim për të mbrojtur/për të mbajtur të fshehur emrin e një të famshmi, kushdoqoftë ai/ajo.

Por eksitimi pervers për të ndërtuar çdo histori duke përfshirë këngëtaren, për të publikuar çdo lajm me foton e saj, analizat e shëmtuara për ta vendosur artisten në të njëjtin nivel me vajzat që shkojnë për lekë, në të njëjtat media që kanë publikuar prej më shumë se 15 vitesh sukseset e saj në muzikë; ngazëllimi diabolik i qindra njerëzve që komentonin dhe interpretonin në mënyrën më të

neveritshme këngëtaren, kaloi çdo limit, aq sa edhe zërat e atyre që kërkonin të përqëndroheshin tek thelbi i konfliktit dhe viktimat – të gjithë me precedentë penalë, të rrezikshëm dhe në kërkim, të cilët ecnin të lirë nëpër rrugët e Tiranës – u mbytën përballë telenovelës.

Mediat nuk e kuptuan që duke u marrë intensivisht me pjesën rozë, historinë e Elvanës, shpëtuan padashje të rrezikshmit e vërtetë dhe u dhanë kriminelëve të pashkollë, mundësinë që të bëjnë atë që politikanët e studiojnë me vite të tëra në librat e strategjive politike; të heqin vëmendjen nga vetja. Jo vetëm kaq, por ndërsa fotot e artistes nga klipi “Mike”, shfaqeshin sekondë pas sekondi, shumë portale, edhe ato më opozitaret, nuk kuptuan se po u bënin nder edhe atyre që duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë terren të frikshëm që është krijuar në vend.

Mëkati i vetëm i Elvanës në të gjithë këtë histori është fama e saj. Asgjë tjetër në jetën e saj, artistja nuk ja detyron askujt, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet romantike – përderisa në asnjë moment nuk ka pretenduar të jetë dikush tjetër, nuk është përfshirë në asnjë diskutim publik dhe nuk ka ndarë asnjë histori intime që kur hyri në muzikë në moshën 15 vjeçare me asnjë media, e për më tepër nuk i është imponuar ndjekësve të saj me mburrje e rrëfime të paqëna, por vetëm me punë.

Nuk e krijoi Elvana terrenin e krimit, nuk i promovoi Elvana kriminelët, nuk e krijoi Elvana Gjata emrin falë një burri, kushdo qoftë ai, nuk ja pagoi njeri miliona klikimet (mbi 50 milionë vetëm këtë verë) dhe dashurinë e njerëzve që kanë mbushur sheshet e klubet ku ajo ka qënë e pranishme dhe as nuk ja dhuroi njeri, por e meritoi, pagesën, ndër më të lartat në tregun muzikor shqiptar. (Kolegët dhe menaxheret e koncerteve e dinë fare mirë. )

E ndërkohë që të gjithë janë mësymur për të poshtëruar e për të ngulur edhe më shumë thikën padrejtësisht tek emri i saj, duke fantazuar për “Helena Troje” (analogji injorantësh), harrojnë se me apo pa një mashkull në krah, qoftë “në kërkim” apo duke larw enwt nw shtwpinw e saj, këngëtarja do t’ja dalë, se s’ka asnjë mëkat, përveçse ka bwrw atw qw ka dashur gjithmonw; tw kwndojw. Elvana është vetëm një lajm që nesër do të harrohet, siç janë harruar lajme vajzash të famshme e të pafajshme këtu apo në botë të gjendura në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Por ajo çfarë ndodhi në Bllok dhe ajo çfarë po ndodh çdo ditë me krimet në këtë vend dhe promovimin e pranimin e kriminelëve në çdo sektor, nga politika e deri në mburrje kafenesh e tekste të

panumërta rrepi, është jeta jonë. E thënë me gjuhën e rrugës: “Jemi rëndë, jemi aq rëndë, sa na bezdis njw kotele, kur elefanti nw dhomw po na mbyt.”

22 komente në “Elvana dhe elefanti që po na mbyt”

  1. Nuk ja vlen says:

    Kjo zonja a zonjusha e trishtuar nga ndodhija haron se edhe femijet e kopshtit e dine se me teknikat e sotme mund te konkurosh Pavarotin edhe ne se je shurdhmemec. Leket…………

  2. Lani says:

    Me vjen gjynah per elvanen si vajze se paska pas fatin e keq ..

  3. Dori says:

    Dalin, nuk dinte gje Elvana se ku i gjente parate i dashuri i saj kur paguante per te hotelet dhe studiot me qindra mije euro e dollare?
    Dalina, e dime se Helena ishte sebepi i Luftes se Trojes; po ti nuk na thua se cili ishte qellimi i vertete i Luftes se Tirones?

    1. **** says:

      O Dori, qenke kare fare

    2. Dibra modhe says:

      Pergjigje e perkryer

    3. lom deliu says:

      e drejte……….po si nuk gjejne djeme te tjere keto vipa por vetem superkriminela.
      jane te perdala dhe ne aspektin e qytetarise dhe te qenit njeri I ndershem.

  4. mirel says:

    Bravo! Ja nje mendje normale me gjykim te kthjellet.
    Na mbyten pervertet neper gazeta.

  5. era! says:

    Korbi korbit nuk i nxjerr syte Nje fecke kane te gjitha……….

  6. Lani says:

    Mbaroi seriali Xhensila dhe filloi ky me Elvanen?

  7. h says:

    E gjeten argumentin per te na ca bythen edhe per kete jave.
    Kjo budallaqja mese e dika veten per gazetare te shkoje te beje nje hetim gazetaresk
    per sa drogaxhi,kriminela ,bandite ,kurva dhe mafjoze shetisin ke blloku.
    Pastaj te vite e te na caje zalloten ne gazete.

  8. femer jam vete says:

    njera me mut se tjetra dalina dhe delina
    ti nuk di shqip moj injorante jo me te na japesh mend
    nuk shkruhet shqipja me w
    bllok apo ishbllok
    ju femrat jeni bere si bucet qe ngecin me qenin me te madh …….

  9. femer jam vete says:

    njera me mut se tjetra dalina dhe delina
    ti nuk di shqip moj injorante jo me te na japesh mend
    nuk shkruhet shqipja me w
    bllok apo ishbllok
    ju femrat jeni bere si bucet qe ngecin me qenin me te madh ………………

  10. Blero says:

    E vertet, cdo sukses Elvana e ka me merite dhe jo nga Ky palaco. Cfare ky I dha, ishte mos-suksesi ne amerike, ku tregoi se leku nuk blen gjithcka. Per pak patem nje Bleona-2 tek Elvana.

  11. ppa says:

    Apologji e panevojshme fhe prandaj shume e varfer…

  12. I pashkolluar jashte says:

    Cdo te shprehesh me gjeneraliste? Mund ta perkthesh ne shqip.

  13. Na mytën says:

    Jemi aq rëndë sa ty të ka përtuar menderja të korrigjosh “W” në tekst.
    Kriminelët janë perfeksionistë në punën e tyre dhe e bëjnë shkëlqyeshëm.
    Po ti mi gocë Europe?!
    Që ta dish për herë tjetër shortcut i “ë” është CTRL+SHIFT+: e

  14. TEKNIKU says:

    Bravo Nuk Ja Vlen , shko tek ky linku prezantuar ne tv amerikan WCPO , https://youtu.be/HGiaAiIELME , me titull CDO KUSH MUND TE KENDOJE ME AUTOTUNE , e thene me fjale te tjera me ndihmen e kompjuterit .

  15. ALBAN DEGA says:

    Replike e detyruar …
    Sfidoj cilindo komentues api shkarrashkrues shqiptar kudo ne Bote !

    RRJETI I TRUSHKERDHYERVE ESHTE I PAMESHIRSHEM … ME KE !?

    ….Me nenat, me grate, me motrat dhe bijat e vete tomar, me Perendeshat e Njerezimi !
    Mos fyenii, mos shpifni, mos shani asnje Inonr te kenges, kultures, qyteterimit tone mijeravjecar
    Turpi qofte me ju dhe cilendo gazete qe botón plehra te tilla !
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit !
    Elvana Gjata eshte Ylli i himnit shqiptar “ KUQ E ZI “ e shume te tjerave!
    Cfare fají ka Elvana Gjata pse nje bandit a “i forte “e ngacmon ne punen e saj !
    Po ta bente nje person ketu ne SHBA nje akt te tille kunder nje portorikanje apo cilesdo femre i Janet 3-10 vjet burg !
    Per tri fjale “ Ta hangsha zemren !“ qe ishin me teper kompliment ala shqiptar se sharje ndaj nje vajze hispanike nga nje bashkekombas shqiptar, qe u arrestua nga policia, kam nderhy si mik i dajes se tij per ta bindur ate qe te terhiqte akt- akuzen kundrejt nje shperblimi 25 000 mije dollareve !
    Ajo pervec ngacmimit e kishte akuzuar edhe per kanibalizem… “
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Turpi qofte me cilindo trushkerdhyer qe perdor nje fjale rrugacesh rrugash ndaj cilesdo grúa …. aq me teper ndaj nje ikone te kenges si Elvana Gjata….!

    From: [email protected]
    Date: April 5, 2010 at 1:39:04 PM EDT

    GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT !

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte. Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan! Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen.
    Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje! Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes!
    Gruaja eshte fisnikeria e jetes!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

  16. ALBAN DEGA says:

    Replike e perditesuar …

    Sfidoj cilindo komentues apo shkarrashkrues shqiptar kudo ne Bote !

    RRJETE TE PAMESHIRSHEM … ME KE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    ….Me nenat, me grate, me motrat dhe bijat e vete tomar, me Perendeshat e Njerezimi !
    Mos fyenii, mos shpifni, mos shani asnje ikone te kenges, kultures, qyteterimit tone mijeravjecar, asnje grúa, nene, moter, bije tonen…!
    Turpi qofte me cilendo gazete plehra te tilla !
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit !
    Elvana Gjata eshte Ylli i himnit shqiptar “ KUQ E ZI “ e shume te tjerave!
    Cfare fají ka Elvana Gjata pse nje bandit a “i forte “e ngacmon ne punen e artin, ne mundin e talentin e saj !
    Po ta bente nje person ketu ne SHBA nje akt te tille kunder cilesdo femre i hante 3-10 vjet burg !
    Per tri fjale “ Ta hangsha zemren !“ qe ishin me teper kompliment ala shqiptar se sharje ndaj nje vajze hispanike nga nje bashkekombas shqiptar, qe u arrestua nga policia, kam nderhy si mik i dajes se tij per ta bindur ate qe te terhiqte akt- akuzen kundrejt nje shperblimi 25 000 mije dollareve !
    Ajo pervec ngacmimit e kishte akuzuar edhe per “kanibalizem… “
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Turpi qofte me cilindo qe perdor fjale rrugacesh rrugash ndaj cilesdo grúa …. aq me teper ndaj Ikonave te kenges si Rita Ora, Elvana Gjata, Dua Lipa, Era Istrefi, Shkurte Fejza, Fatmira Brecani, Shyhrete Beluli, Remzije Krasniqi, Motrat Mustafa, Poni, Motrat Mustafa, Eleni Qirjaqi, Gofile Papleka, Eli Fara… !
    E vetmja “ sharje “ per to nga zemra e shpirti i cdo shqiptari duhet te jete :
    – U kendofte zemra o Perendeshat tona !

    From: [email protected]
    Date: April 5, 2010 at 1:39:04 PM EDT

    GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT !

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte. Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan! Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen.
    Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje! Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes!
    Gruaja eshte fisnikeria e jetes!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

  17. Tr says:

    Pas Salinjanit( keshtu me duket se quhet ai cuni- femer tek pd-ja) qe doli te mbronte babolen,ti( shkrusi i shkrimit) qenke i dyti qe kerkon te mbrosh situata babolesh.
    Se si do jete qe ketej e tutje karjera e kengetres ne fjale,as na hun ne pune e as e drejtojme dot,por,zoteri i dashur,edhe kengetari/ja me fame ne bote te ishte,po te ishte pjese e nje ngjarje krimi ,do merrej gazetaria me te dhe nqs kishte gabim,do e shkermoqnin, dhe pak do ishte.Perse? Sepse eshte fame dhe fama terheq rinine.
    Nqs nuk e di zotrote,muzika ka si qellim kryesor rinine.Behet per rinine,behet te zbavitet rinia,behet qe rinia te argetohet e te mos jete rrugve.
    Ky eshte qellimi kryesor i muzikes.Ky eshte dhe konluzioni i ” mtv- se”,kur u “detyruan” te pergjigjeshin se perse muzika qe shfaqet ne ekran nuk eshte me e bukur dhe e kendeshme,thane: nuk mund te leme rinine pa muzik…
    Vazhdojme me poshte.
    Po te ishte e mençur kjo kengetarja,kjo e 50 mil klikimeve,po te ishte me kembe ne toke,po te mos ishte mburracake,nuk do i thoshte te fejuarit te saj per ” nje ngacmim”.
    Person publik kjo 50mil klikimshja,dhe nuk duroka dot nje ngacmim?!
    Po ti ishte drejtuar kjo zonja burrit te saj me maturi e ti thoshte se dikush me ngazmoi,por jo ndonje gje serjoze dhe te lutem nderhy qe te mos ndodhi me,gjerat do ishin ndryshe.
    Por ja qe kjo 50 mil klikimshja,e quan veten ne radhe te pare gangestere,mafjoze,vajze qe smund tja lypi kush( e ka ndryshe kjo), e pastaj e quan veten kengetare.
    Zoteri,ke ngaterruar kengetret,kengetaret,me shown e sotçem.Nje kenge e bukur nuk ka nevoje per cica e bythe.Nje ze qe te tingellon ne zemer,nuk ka nevoje per kercimtar nga mbrapa e as te beje majmunun kengetari.
    Ky eshte elefandi qe ka hyre ne koken e Elvnanes dhe cdo elvane,ndersa elefandin e dhomes do e sqaroj me poshte.
    Ne nje shoqeri ku malsori eshte kthyer ne malok,ku djali mesohet se burgu eshte per burrat,ku pistoleta ze vendin e trimerise,ku intelektualet shkruajne vetem kur duan te mbeshtesin ndonje shok,shoqe,vajzen e ndonje shokut,eh domosdo luani do jete ne dhome dhe xhungla rreth shtepise.
    ( do shkruaja me gjate por ika te pi kafe)

  18. E verteta says:

    Po ai boli qe e sponsorizonte Elvanen nuk ishte burre nga leket e te cilit varej Elvana Gjata? Jane burrat ata qe e kane financuar Elvanen qe nga fillim i karrieres.

    Nuk ka krijesa me te neveritshme se keto pseudo feministet qe ndjehen aq inferiore ndaj meshkujve sa fillojne t’i shajne pa argumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje