Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës

7 Tetor 2018, 12:40Sociale TEMA

Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05’,13’’, ndërsa rekordmenia jonë, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14’, 18’’.

Duhet thënë se gara e 21 km për meshkuj u dominua nga sportistët kenian të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.

Ndërkohë që Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km.

Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.

Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha. Fituesit e Maratonws sw Tiranws 2018 Kategoria Half Marathon (21, 0975 km) Femra 21 km : Vendi i I – Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14’’ 18’’ Vendi i II – Agnes Chebet (Kenia) 01: 14’ 56’’ Vend i III – Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15’ 59’’ Meshkuj 21 km: Vendi i I – Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05’ 13’’ Vendi i II – Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05’ 45’’ Vend i III – Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07’ 12’’ Kategoria “Tirana 10K” Femra 10 km: Vendi i I – Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 00: 36’ 41’’ Vendi i II – Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37’ 19” Vend i III – Zita Kecser (Hungari) 00: 38’ 10’’ Meshkuj 10 km: Vendi i I – Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia) 00:32’ 31’’ Vendi i II – Mathew Kosgei (Kenia) 00: 32’, 59’’ Vend i III – Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33’ 20’’ Kategoria “We too” Vendi i I – Bledar Suxha (Shqipwri) 00:12’ 00’’ Vendi i II – Erblin Karaj (Shqipwria) 00: 12’ 08’’ Vendi i III – Dovlet Xhangolli 00:12’ 17’’

2 komente në “Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës”

  1. vang says:

    E nuhaten Kenianet profesionist.Epo ata serdheni nje e dy por pese a gjashte.Po Shqiperia nuk ka atlete meshkuj apo jane te preokupuar.Ehsi e katandisen vehten,vriten me arme si ne filmat YESTER.

  2. Virusi says:

    Kenianet ishin vrapues te shkelqyer, e merituan. Dalloheshin nga hapi dhe ritmi larte I vrapimit. Trupa elegant pa pike dhjami..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje