FOTOT: Nga Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura te emrat e njohur të ekranit, fotot pikante nga Maratona e Tiranë

7 Tetor 2018, 16:16Sociale TEMA
FOTOT: Nga Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura te

Pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës është kthyer edhe në një trend që po përqafohet edhe nga shumë prej figurave të njohura publike.

Këngëtari Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i grupit “West Side Family” ishte një prej garuesve duke treguar një formë fantastike në këtë maratonë.

E nëse jemi mësuar që t’i shohim si moderatore duke i dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola vrapuan sot krahas atletëve profesionistë në rrugët e qytetit të Tiranës.

Nuk mungoi as prezantuesja e lajmeve në ABC, Bruna Cifligu sëbashku me bashkëshortin e saj. Pjesë e garës së sotme ishte edhe

ish-banori i Big Brother 3, Erion Zeqiraj që së fundmi do ta shohim si spiker pas një pauze prej dy vitesh punë.

Një nga pjesët më të bukura të Maratonës së Tiranës ka qenë dhe pjesëmarrja e djemve dhe e vajzave në uniformë.  Mes ushtarakëve të shumtë pjesëmarrës në këtë garë, ishte edhe Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në 106 vjet histori, gjeneral brigade Manushaqe Shehu si dhe shefi I Shtabit Bardhyl Kollcaku.

Pjesë e garës ishin edhe ambasadorë si dhe diplomatë të ndryshëm që punojnë në vendin tonë.

Maratona e Tiranës rezultoi një sukses i vërtetë dhe një festë për kryeqytetin që e organizon për të tretin vit radhazis, duke e kthyer në një traditë të bukur zhvillimin e një prej garave më të vjetra dhe masive në botë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj, nga 40 shtete të ndryshme, garuan në tre kategori: “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

3 komente në “FOTOT: Nga Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura te emrat e njohur të ekranit, fotot pikante nga Maratona e Tiranë”

  1. Hoxh Armandi says:

    E lezecme vajza te foto 4…?

  2. shvejku says:

    Organizatoreve te maratones u pelqen shume fjala e urte popullore :”STAMBOLLI DIGJET dhe KURVA KRIHET”!

  3. osman gazepi,gjenerali i pare shqiptar says:

    Para se te vrapoje kjo gjenerale pa ushtri le te na tregoje se ne sa LUFTRA ka marre pjese,cfare repartesh luftarake ka drejtuar direkt ne lufte,cfare kontributi ka dhene kjo per fuqizimin e ushtrise etj,etj!
    Se te bejne gjenerale vetem se u duhesh per propagande ,kjo eshte mufke!
    Pas 90-tes kur nuk kishte me ushtri,u bene gjenerale te gjithe sahanlepiresit e regjimeve antikombetare qe cuan ne grabitjen e armatimit te ushtrise dhe nxitjen e krimeve ne vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje