Në orët e pasdites në Surrel të Tiranës, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.
Policia bën të ditur se në automjet ndodheshin 3 persona, nga të cilët dy kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona,” shkruhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëse dhe ambulanca.