Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo u takua sot me kreun koreanoverior në Phenian para se të mbërrinte në Seul.
“Bëra një rrugë të mirë në Phenian për të takuar presidentin Kim”, deklaroi Pompeo në “Twitter”.
“Ne po vazhdojmë të progresojmë në marrëveshjet e arritura gjatë samitit të Singaporit”, vazhdoi sekretari amerikan i Shtetit, duke iu referuar samitit të zhvilluar në qershor në Singapor mes Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump.