Zgjedhje në Bosnje-Hercegovinë, 3.3 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

7 Tetor 2018, 12:32Rajoni TEMA

Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme. Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin sot liderët e presidencës tripalëshe, si dhe përfaqësuesit në parlament dhe kuvendet e kantoneve.

Të paktën 3.3 milionë qytetarë do të votojnë në qendrat e hapura që në orën 7:00 të mëngjesit, të cilat do të mbyllen në ora 19:00.

Votimi në zgjedhje ka rritur tensionet në mes të myslimanëve boshnjakë dhe zyrtarëve serbë të Bosnjës, të cilët kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që prej marrëveshjes së paqes të arritur në Dejton më 1995, ku u krijua Republika Serbe e dominuar nga serbët dhe dy shtetet përbërëse brenda Bosnjës, raporton REL.

Zgjedhjet në Bosnje vijnë në kohën kur vendi është në një udhëkryq: ose Bosnja do të ndjekë rrugën e saj për të thelluar lidhjet euro-atlantike, ose rivalitetet e saj etnike do të pengojnë përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe integrimin në NATO.

Edhe pse lufta në Bosnje ka përfunduar më 1995, plagët e konfliktit trevjeçar – që mori jetën e rreth 100 mijë personave dhe rreth 2 milionë të tjerë u detyruan të zhvendosen – ende nuk janë shëruar.

Bosnja është e përbërë nga entiteti serb, entiteti i myslimanëve dhe kroatëve.

Votuesit sot do të zgjedhin tre anëtarët e presidencës, presidentin e entitetit të serbëve të Bosnjës, deputetët në të gjitha nivelet dhe zyrtarët e kantoneve.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje