Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Nevojitet një zgjidhje politike për Kosovën

7 Tetor 2018, 11:49Rajoni TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca Veriatlantike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar se nevojitet një zgjidhje politike.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, Stoltenberg theksoi se NATO ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe se respekton vendimin e Beogradit që Serbia të mos i bashkohet Aleancës Veriatlantike.

“Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Evropian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran që nuk dëshiron anëtarësimin në Aleancë.

“Ne e respektojmë çdo vendim të një shteti sovran nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n, ose nuk dëshiron. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe ne respektojmë vendimin e saj për të mos u bashkuar me NATO, por që dëshiron të jetë partner. Kjo është mirë për Serbinë, kjo është mirë për NATO-n”, tha Stoltenberg.

7 komente në “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Nevojitet një zgjidhje politike për Kosovën”

  1. olimpia says:

    Rrofte Klinton dhe Blair qe i dhane pavaresine Kosoves.Ishte nje moment ne favor te shqiptareve.Kjo kohe kaloi dhe perendimi u kthye ne politiken e vet tradicionale..filo serbe .Pra NATO..ka marredhenie te shkelqyera me Serbine qe gjate luftes ne ish Jugosllavi masakroi qindra mijra bosnjake,shqiptare dhe kroate.Perytyroni se cdo te ndodhte me Shqiperine dhe shqiptaret ne se do te kishin vepruar si serbonazistet..miqte dhe padronet e Berishes.Serbia dhe Greqia thjesht per gjeopolitike perkedhelen dhe trajtohen ne menyre te privilegjuar ,Shqiperise i kerkohe te behet Zvicer per tuy pranuar ne BE, Kosova dhe Bosnja jane prapa listes.

    1. Tani says:

      Rusia e mori Krimene dhe nuk e cau bythen. Juve europianet duhet ti beni gjerat me ngadale me bindje. Ore ju ja dhate Kosoven Serbise ne 1918; sollet anijet dhe ushtrite me topa e xhepane dhe i detyruat shqiptaret te dorezohen edhe pse e kshin ckiruar territorin e tyre nga serbet. Tani merrni guximin dhe pranojeni fajin qe bete dhe lereni ate popull te lire. Pse nuk guxoni ti thoni troc Serbise, ja u dhame Kosoven per shfrytezim per 80 vjet, tani mjaft me, lerini te lire. Dhe lerini shqiptaret dhe kosovaret te jetojne jeten e tyre. Ketej e clironi dhe ketej in thoni mos formo ushtri. Perse keto lojra te dyfishta dhe me kaq fytyra hipokrite? E keni mberthyer Kosoven nga poshte dhe nuk e lini te lire, nga frika gjoja e Rusise qe nuk e cau menderen per ju. Juve prisni zgjidhje politike nga xhelati! Si mundet xhelati te pranoje torturen qe i ka bere ketijn populli te varfer kosovar. Hej moj Europe qe na lodhe me lojrat e pafundme!

  2. undefined says:

    po ky cpati???
    shume i koduar

  3. undefined says:

    po ky cpati???
    shume i koduar …………

  4. komunisti says:

    shpejt e paske kutpuar evropen djalo
    lexo enverin dhe do te kuptosh me qarte

  5. komunisti says:

    shpejt e paske kutpuar evropen djalo
    lexo enverin dhe do te kuptosh me qarte ………….

  6. Jak Boston says:

    Nuk eshte faji i NATO-s qe drejtuesit shqiptare rajonal jane te korruptuar deri ne palce dhe e kane te pamundur te marrin inisiativa, duke na lene ne kete menyre ne nje pozicion inferior dhe qesharak karshi rivaleve rajonale dhe ne opinonin e gjere boteror.
    Nje shembull eshte qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe nuk e ben te mundur votimin e mergimtareve te saj, ngaqe politika nuk do pasi e si se nuk mundet te ju shpelaje truririn mergitareve me mashtrime si dhe nuk i genjen dot me nje thes mielli.
    Nuk eshte faji i NATO-s dhe perendimit qe drejtuesit shqiptare jane me mosperfilles me shqiptaret dhe pula me fqinjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje