Paralajmëron Juncker: Pa perspektivë evropiane, konfliktet ushtarake janë të mundshme në Ballkan

5 Tetor 2018, 16:07Rajoni TEMA

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se ekziston rreziku i konflikteve të reja ushtarake në Ballkan, nëse vendet e rajonit mbeten pa perspektivë evropiane.

Nëse një rajon kaq i ndërlikuar evropian të jep një përshtypje se nuk jemi serioz me perspektivën evropiane, do të përjetojmë, më shpejt se sa më vonë, atë që kemi pasur në Ballkan gjatë viteve 1990″, theksoi Juncker në një fjalim të titulluar “Për Evropën si një aktor i politikës së jashtme“, i prezantuar para Parlamentit Austriak.

Juncker theksoi se historia e viteve 1990 ende nuk është tejkaluar në Ballkan.

Historia e viteve 1990 u bë e mundur, sepse dekadat dhe shekujt e kaluar nuk ishin trajtuar“, tha ai.

Ai megjithatë theksoi se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë në BE është ende e gjatë. Sipas tij, mund të shihet një progres, por nuk del mjaftueshëm.

Juncker propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor të ofrohen një lloj zone ekonomike në të cilën ata mund të veprojnë pjesërisht në mënyrën se si do të bëheshin kur të bëheshin anëtarë të plotë.

Anëtarësimi i plotë nuk pritet para 2025“, tha Juncker. Ai nënvizoi se BE duhet të punojë intensivisht me rajonin dhe ta ndihmojë atë kur është e nevojshme, por gjithashtu ta bëjë shumë të qartë se çdo mosmarrëveshje kufitare duhet të zgjidhet para se të hyjë në BE. (TemA TV)

3 komente në “Paralajmëron Juncker: Pa perspektivë evropiane, konfliktet ushtarake janë të mundshme në Ballkan”

  1. olimpia says:

    Hipokrizia e BE eshte e pafund .I gjithe procesi i zgjerimit ka qene vetem gjeopolitik.U pranuan Spanja ,Greqia dhe Portugalia pas diktaturave ,pa iu vene asnje kusht .U pranuan te gjithe vendet lindore ne kufi me Rusine per te frenuar ndikimin rus.Perkedhelen Serbia ,Mali i Zi bile edhe Maqedonia per frenimin e Rusise.Nderkohe Shqiperia Bosnja dhe Kosova trajtohen me nje paragjykim racist te hapur,pavaresisht fjalet e byukuyra dhe….guret ne traste.Nbe se ne do ti kishim kushtet…perse duhet te futemi,..?Me mire si Zvicera..kthehemi edhe parajse fiskale duke fituar vetem me spekullime..

  2. Pajdhany Me čibuk says:

    Do prishet europa.
    Shqiptarqiqt do ngelen si peshk pa uj ,nje gjah i mir per arinjt dhe ujqit serbo grek.
    Tamam si ata salmonet e lumenjve t Kanadas qe kapen nga arinjt gjahtar..
    He,te mjeret shqipetar
    Si gjithnji do han prap k0r.
    Si kurdo ne histori
    Specjalista me u q!.

    1. undefined says:

      Sa te kete interesa gjeoostrategjike SHBA ne kete rajon Shqiperise ja rruajn poshte e lart serb e grek per kete te jesh i sigurt….Europa ne te semes shkoft kujt po i rruhet por te paret qe do ta ndjej kete jane “aarinjt apo ujqit grek” nuk ka me leka qyl dhe kur nuk ka me leka qyl dihet perfundimi……me 500 miliard borxh beje vete llogarin e Greqise….nga qafa do tja heqin tangat bytheceve te Athines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje