Presidentet e klubeve te Kukesit dhe Partizanit, Safet Gjici dhe Gaz Demi, kane folur pas ndeshjes se zhvilluar ne “Elbasan Arena”.
Gjici u shfaq i zhgenjyer pas kesaj disfate duke u shprehur se loja ishte e dobet por ai shtoi se per kete problem do pyetur Cungu.
“S’kishim as fat, sidomos pjesën e dytë. Ishim si të lodhur, nuk e di pse. Nuk jam i kënaqur me këtë lojë të them të drejtën. Arsyet? Ju e dini që disa lojtarë janë dëmtuar dhe na kanë prishur punë, si Musolli e Rrumbullaku. Kur të kthehen besoj se e marrim veten.
Është shpejt për të folur për rivalë, akoma nuk ka mbaruar faza e parë, kemi kohë përpara,. Nuk është mirë të humbim por është shpejt të flasim për titull. Skuadra është e kompletuar, nuk e di pse nuk lishen me njëri-tjetrin se lojtarët janë realisht cilësorë. Arsyet i di trajneri, se çfarë duhet, ku duhet”, u shpreh Gjici, per “Top Channel”.
Nderkohe, me i kenaqur ishte numri nje i presidences se Partizanit, Gaz Demi i cili edhe pse ekipi i tij gjendet ne krye tha se eshte ende heret per te folur per titullin kampion.
“Kjo puna e rivalëve, na keni çmendur. Këtu janë të gjithë rivalë, nga Tirana në fund nuk është shkëputje e madhe, është akoma fillimi.
Fitorja është e mirë, me pëlqen, pak a shumë. Titulli? Këtë e vlerësoni ju, unë po bëhem i vjetër po nuk jam bërë ende si ju”, deklaroi Gaz Demi. (TemA)