Buffon: Kur do tërhiqem? Mund të luaj edhe dhjetë vjet

8 Tetor 2018, 19:38Sport TEMA

Në Paris mund të ndodhë që të dëgjojmë një tjetër Gigi Buffon të flasë me një tjetër mënyrë.

Ai nuk ndjen asnjë pengesë në rrugën për një karrierë që – sipas tij – mund të mbyllet brenda gjashtë muajve, në një vit, por gjithashtu, pse jo? Për dhjetë vjet

“Në vitet e fundit kam mësuar se do të ishte gabim të vendosja një kufi … Mendova se do të tërhiqesha në moshën 35 vjeçare.

Kur arrita në atë moshë mendova ta lija 38 dhe kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40, por ja ku jam me të njëjtën dëshirë për të luajtur si në fillimet e mia”, deklaroi Gianluigi Buffon  në një intervistë të dhënë për median franceze L’Equipe.

Një deklaratë e u bujshme nga një prej portierëve më të mirë në Botë.

Gigi Buffon u transferua këtë verë tek PSG-ja nga skuadra e Juventusit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje