Bomberat në Serinë A janë rikthyer, por surpriza është… Piatek

8 Tetor 2018, 17:36Sport TEMA

Bomberat në Serinë A janë rikthyer. Me një vonesë të vogël, por sulmuesit më të mirë të momentin në Itali ka shkëlqyer në javën e tetë të kampionatit Italian duke shënuar pothuajse të gjithë në skuadrat e tyre respektive.

Në ndeshjet e fundit të kësaj jave të gjithë sulmuesit e Serisë A rezultuan deçiziv për ekipet e tyre – ku Higuain dhe Icardi shënuan nga një dopieta, ndërsa shënuan gola vendimtarë Ronaldo, Dzeko, Immobile dhe Insigne pa harruar se për momentin – me nëntë gola në shtatë ndeshje – është Piątek surpriza e këtij sezoni.

Cristiano Ronaldo dhe Insigne. Të dy shënuan në duelet respektive kundër Udinese dhe Sassuolos, portugezi dhe italiani janë protagonistët e një fillimi të shkëlqyer të kampionatit me Juventusin dhe Napolin.

Dy skuadrat e Milanos kanë gjetur bomberat idealë; Icardi dhe Higuain.

Sulmuesi i Interit shënoi dy golat në fitoren e vështirë të arritur në trasnfertë kundër SPAL, ndërsa El Pipita i hapi rrugë suksesit të Milanit me dopietën e tij të shpejtë në ndeshjen kundër Kievos.

E njëjta gjë edhe në Romë ku dy bomberat, Dzeko dhe Immobile, janë kthyer për t’i bërë tifozët e tyre të buzëqeshen në momentin më të rëndësishëm.

Boshnjaku ka vërtetuar daljen nga kriza për verdhekuqtë, kurse Immobbile ishte heroi i fitores për skuadrën e Simone Inzaghit në përballen e vështirë kundër kundër Fiorentinës.

Në fund, i vetmi që nuk buzëqeshi ishte Piatek , sulmuesi surprizë i këtij kampionati në Itali.

Ai shënon, gjithmonë, por Genoa nuk arriti dot që të triumfonte në shtëpi këtë javë kundër Parmës.

Megjithatë, pavarsisht formës së dobët të skuadrës së tij, Piatek ngushëllohet me momentin e tij të mirë që po kalon dhe me krysimin që ka në renditjen e golashënuesve me nëntë gola të shënuar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje