Uellsiani Gareth Bale dhe sulmuesi i Anglisë Harry Kane janë ndër të nominuarit për të fituar “Topin e Artë” 2018.
Sulmuesi i Manchester City Sergio Aguero dhe mesfushori Kevin de Bruyne janë gjithashtu pretendentë, siç janë portieri i Liverpoolit Alisson dhe sulmuesi Robert Firmino.
Eden Hazard i Chelsea dhe N’Golo Kante janë gjithashtu në listën 30-emrave.
Topi i Artë, një çmim prestigjioz që u paraqit për herë të parë në vitin 1956, i është dhënë lojtarit më të mirë të vitit.
Ceremonia për të shpallur fituesin do të mbahet në Paris më 3 dhjetor.
Portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin nga Real Madridi në merkaton e kësaj verë, ishte fituesi i “Topit të Artë” në vitin e kaluar dhe është përsëri një kandidat për ta rrëmbyer këtë çmim.
Sulmuesi 25-vjeçar i Tottenhamit, Harry Kane, e ndihmoi Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi, ndërsa Bale shënoi dy gola për Real Madridin në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit.
Cfarë është Topi i Artë?
“Topi i Artë” është dhënë nga France Football çdo vit që nga viti 1956, me anglezin Sir Stanley Mattheës, që ka qenë fituesi i parë i këtij çmimi.
Lista është përpiluar nga redaksia revistës francez, me fituesin që zgjidhet me votat e gazetarëve nga e gjithë bota, që kanë një përfaqësues për çdo shtet.
Për gjashtë vjet ajo u bashkua me trupin drejtues të futbollit botëror për t’u bërë”FIFA Ballon d’Or”.
Megjithatë, FIFA përfundoi lidhjen e saj me çmimin në shtator të vitit 2016.
Në çmimet e FIFA-s në këtë shtator, mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë në botë. (TemA)
Një Anglez., do ishte mrekulli ti perkiste këtë vit meqë zunë vëndin e 4-t në Botëror.