Cassano, nis aventurën në Entella: Higuain është më i fortë se Cristiano Ronaldo

8 Tetor 2018, 19:28Sport TEMA

Antonio Cassano ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re me Entella.

Ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madrid u shoqërua nga menaxheri i ekipit Mattheë Gerboni, duke e shfaqur haptazi kënaqsinë për rikthimin në fushën e blertë.

“Gjëja kryesore ishte të filloja të ndjehesha përsëri një futbollist. Ishte një ditë e mrekullueshme, sepse fillova të shijoj një fushë futbolli. 

Presidenti Gozzi? E falënderoj atë sepse më dha këtë mundësi të mrekullueshme. E pyeta dhe ai menjëherë tha po“, këto janë fjalët e Antonio Cassano në prononcimin për Sky Sport 24.

Cassano më pas foli dhe për Serinë A, ku thuri elozhe për sulmuesin argjentinas që luan me Milanin, Gonzalo Higuain.

Me cilin sulmues do luaje në Serinë A? Ka shumë, por unë do të luaj vetëm me një: Higuain. 

Ronaldo dhe Dzeko janë të fortë, por për mua Gonzalo me Suarez janë sulmuesit më të fortë në botë. 

Me cilin trajner do të trajnoheshe në Serie A? Siç kam thënë gjithmonë trajneri më i fortë taktik që kam pasur është Prandelli dhe është një skandal që Prandelli nuk mund të gjejë një ekip”, u shpreh 36-vjeçari. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje