Sebastian Vettel kërcënon Verstappen: Do të sqarohemi privatisht

8 Tetor 2018, 18:57Sport TEMA

Sebastian Vettel nuk e ka pëlqyer aspak manovrën e Max Verstappen në xhiron e tetë të garës së zhvilluar në pistën japoneze të Suzuka, ku piloti holandez i Red Bull i mbylli krahun ferraristit, që përfundoi jashtë piste dhe më pas në fund të renditjes. Piloti gjerman i “kokëkuqes” ka deklaruar sot se nuk dëshiron që kjo çështje të diskutohet përmes deklaratave në publik, por i kërkon një takim “kokë më kokë” rivalit.

Nuk dua që të ndodhë si zakonisht, me akuza e kundërakuza në media e rrjetet sociale. Nuk më pëlqen që çështja të diskutohet në distancë, por do të flas me Max kur të kemi mundësi, ballë për ballë, pasi kjo është mënyra që unë preferoj t’i zgjidh çështjet”, u shpreh Sebastian Vettel, që në garën e Suzuka u rendit i gjashti, ndërsa Verstappen i treti. Incidenti mes tyre në pistë ndodhi në momentin kur dy pilotët po duelonin për vendin e tretë.

Hymë të dy në të njëjtin moment në kthesë, ishin në krah të njëri-tjetrit dhe ai më shtyu. Nuk është kjo mënyra që përdoret në garë”, u shpreh Vettel, që sheh se humbet një shans të artë për të dueluar për titullin kampion në Formula 1 këtë sezon, pasi është 67 pikë pas kryesuesit të renditjes, Lewis Hamilton.

1 komente në “Sebastian Vettel kërcënon Verstappen: Do të sqarohemi privatisht”

  1. Shumi the best says:

    Vettel je turpi i Ferrarit. Pate fat se kishe nje makine shum me te mire se te tjerat e more rastesisht 4 here titullin .Je nje pilot mesatar e deri diku medioker . Ik nga Ferari zhduku .Te pakten Kimi na dha nje kampionat . Hamilton sado e urrej eshte planet tjeter .Ndoshta talenti me i madh i automobilizmit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje