VIDEO: Shikoni si hapet gropa në mes të qytetit dhe “përpin” këmbësorët, 2 viktima

9 Tetor 2018, 12:26Lifestyle TEMA

Dy persona kanë humbur jetën në jugperëndim të Kinës, pasi një gropë gjigande u hap papritmas  në mes të rrugës dhe “përpiu” katër këmbësorë. 

Gropa me madhësi prej mbi 10 metra katrorë është hapur para një spitali në qytetin Dazhou në provincën kineze Sichuan. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hapet gropa dhe i “përpinë” kalimtarët e rastit. 

Në momentin që ekipet e shpëtimit mundoheshin t’i nxjerrin të mbijetuarit, ajo filloi të hapet edhe më shumë duke ua rrezikuar jetën edhe punonjësve. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje