Historia tronditëse: 13-vjeçarja nga Tirana u qëllua me armë zjarri, babai e gjeti në divan. Mister autorët dhe motivet

12 Tetor 2018, 10:50Kronika TEMA

Mësohen të tjera detaje lidhur me vrasjen e 13-vjeçares Kasandra Brahja mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrusë në Tiranë, e cila fillimisht u tha se ishte vetëvrarë.

Familjarët shprehen për Fax News se vajza është qëlluar me armë zjarri.

Në shtëpi në momentin kur ka ndodhur vrasja kanë qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij, të cilët janë shurdhmemecë, dhe kjo ka vështirësuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Babai kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzen të shtrirë pa jetë në divan.

Pas ngjarjes, babai e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar ne QSUT.  Mamaja e vajzës nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur është vrarë vajza, pasi mësohet se ka qenë në një vizitë familjare te motra e saj.

Babai tregon se vajzën e ka gjetur të shtrirë në divan, dhe në QSUT ka mbërritur pa shenja jete.

Ndërkohë që ende nuk ka një version të saktë nga ana e policisë, ndërsa fillimisht u tha se një nga të dyshuarat kryesore për ngjarjen mund të ketë qenë nëna e saj, kryefamiljari nuk e pohon këtë detaj.

Babai i është shprehur se zbardhjen e vrasjes ja ka lënë në dorë Policisë së Shtetit, dhe nuk ka rrëfyer se ka pasur probleme me ndonjë person.

Ai ka qenë i vetmi që sillte të ardhura në familje, nga puna e tij, ndërsa bashkëshortja nuk punonte pasi kujdesej për fëmijët.

Policia menjëherë ka nisur kërkimet dhe ka shoqëruar nënën e vajzës, e cila ka dhënë deklarimet e saj.

Sipas burimeve, ajo ka qenë konfuze në deklarime dhe kjo ka ngritur dyshime se nëna mund të jetë e përfshirë në vrasjen e vajzës.

Vajza ka plagë të marra në pjesën e barkut.

2 komente në “Historia tronditëse: 13-vjeçarja nga Tirana u qëllua me armë zjarri, babai e gjeti në divan. Mister autorët dhe motivet”

  1. H says:

    Çfarë misteri flisni ? Familjaret kane qene aty .

  2. mirel says:

    Gjasat jane qe nena mund te kete dashnor.
    Tragjedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje