Qëllohet me thikë te dera e shtëpisë i riu në Kombinat, vdes në spital

12 Tetor 2018, 08:15Kronika TEMA

Një 30-vjeçar është vrarë me thikë gjatë mbrëmjes së 11 tetorit 2018.

Ngjarja e rëndë u shënua në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

I riu Olti Hajdari ishte duke shkuar për në banesë në momentin kur te dera e shtëpisë në një rrugicë është ndaluar nga një 25-vjeçar, i cili pas sherrit e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur.

I riu është dërfuar në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje