Kjo është një histori njerëzore.
Profesioni saldator është parë gjithë si një profesion mashkullor, por në Shqipëri duket se ka ende gra që e zotërojnë.
Një prej tyre është edhe Hamide Glaceri.
60-vjeçarja është ndër saldatoret më të vjetra të Metalurgjikut të Elbasanit.
Ndonëse sot shumica e uzinave janë privatizuar, Hamideja nuk ka hequr dorë nga profesioni.
Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, Hamideja tregon se prej 38 vitesh jeta e saj është një sfidë e përditshme për të përkulur hekurin.
“Çdo gjë që shikoni ju këtu në lidhje me rezervuarët, hyrja dhe dalja e tubacioneve është bërë nga unë.
Saldimi i tubave, saldimi i fllanxhave dhe çdo gjë tjetër është bërë nga unë dhe jam shumë krenare.
Këtë proces pune unë e kam filluar që në vitin 1975.
Kam punuar në montim për 16 vjet, pastaj në nikel-kobalt, remont dhe pasi u mbyll gjithçka kalova në një firmë private ku vazhdoj akoma.
Gra që merren me këtë punë ka pasur shumë, por punimet me oksigjen rrallë i bëjnë sepse ka presion. Të gjithë luftojnë të kenë një punë të mirë nëpër zyra, por mua më pëlqen ky profesion.
Kujdesem shumë për veglat e punës dhe i dua.
Gjatë gjithë jetës profesionale nuk më ka ndodhur asnjë aksident. Edhe pse sot jam pensioniste unë vazhdoj të punoj në lartësi pa asnjë problem.
Të jesh saldatore është profesion shumë i vështirë, nuk është profesion për femra”, tha Hamide Glaceri.
Pergezime zonje,per pasionin me te cilin ben nje zanat te veshtire.
Gazetat-leterbythe ti dedikojne artikuj kesaj zonje,
dhe jo kurvave dhe drogaxhijve te bllokut kriminel.
Faleminderit Enver Hixhes qe emancipoi gruan shqiptare.
Urime zonjes dhe paste krahe te forte e pleqeri te mbare.
Pyetja qe ksm une: kush e privatizoi metalurgjikun.
Si vijoi historiku i privatizimeve te gjithe ndermarjeve te Shqiperise?
Saldatore e kategorise se shtate.
Pjeshkat ne zyra dhe burrat ne lloto