Zbulohet kodi i fshehtë i Ramës, si po “shantazhon" Lulzim Bashën me dosjen amerikane

13 Tetor 2018, 16:29Politika TEMA

“Vizita” e Lulzim Bashës në Prokurori dhe zhvillimet e tjera rreth ‘Babales’ dhe Xhisielës’ kanë qenë në fokus të pjesës së parë në emisionin “JAVA në RTSH”. Me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se dëshmia e kreut të opozitës nuk pritet të zbardhet shpejt, pasi ajo është pjesë e sekretit hetimor.

Për deputetin tjetër të PD-së që u thirr të premten në prokurori, Hoxha tha se Salianji ka dëshmuar se videon e ka siguruar nga një zyrtar tjetër i rëndësishëm në Partinë Demokratike. “Ish-shefi i Policisë Ndërtimore, Florenc Hoxha, sipas dëshmisë së zotit Salianji, ia ka lënë materialin tek recepsioni” – tha gazetari Artan Hoxha.

Hoxha shpjegoi hollësisht detaje të reja nga dosja hetimore dhe tregoi të rejat më të fundit për fatin e “Babales” në Kosovë dhe të Alizotit në Tiranë. Sipas Hoxhës, në dosje po hyjnë dhe planifikohen të hyjnë në mënyrë të vazhdueshme detaje të reja për të zgjatur pafund hetimet.

Analisti Preç Zogaj nënvizoi se duhet shpresuar që ky të jetë fillimi i një raporti të ri mes Prokurorisë dhe politikës. Sipas Zogajt, paraqitja e Bashës pranë organit të akuzës eshte një ngjarje normale, por që bën përshtypje për shkak të kontrastin me traditen e shpërfilljes politike të organit të akuzës.  “Urojmë që  Prokururia të vazhdojë të guxojë për të thirrur drejtues politikë. Ka plot padi atje. Urojmë që Basha të këtë hequr këmbën zvarrë për të tjerët. Politika duhet të jape shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Nëse i krijon pengesa, të gjitha fjalët e tjera janë të pavlera”, tha Zogaj.

Në emisionin “Java në RTSH” u zbulua për herë të parë dhe një detaj domethënës në gjuhën e koduar të Twitter-ave me të cilat Rama i është drejtuar ditët e fundit kryetarit të PD-së Lulzim Basha. “Fli… deri… kur të kem disa të reja për ty…”; “E di sa thellë je futur, por nuk të ndihmoj dot!”; “…mos shpreso kot se do të rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy!”, ka shkruar rresht Rama në 6, 8 dhe 10 tetor.

Sipas Vangjelit, kryeministri i është referuar vazhdimisht dosjes sekrete të mbërritur nga SHBA për llogari të hetimit që prokuroria shqiptare po bën për paratë e lobimit të vitit të shkuar të PD-së. “Rama ka dijeni për ekzistencën e kësaj dosjeje amerikane që heton burimin e 675 mijë dollarëve të pretenduar se janë paguar nga PD për lobimin në Uashington. Ky është “shantazhi” dhe shpjegimi i gjuhës në kod me të cilën Rama i drejtohet Bashës dhe që gabimisht në Tiranë e lidhin me të fshehtat e tyre të përbashkëta në natën e marëveshjes së 17 majit. Kjo shpjegon dhe histerinë e opozitës kundër prokurorisë në këto ditë të fundit”, tha Lorenc Vangjeli.

Analisti Preç Zogaj e quajti tërësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme këtë mënyrë komunikimi të kryeministrit.

11 komente në “Zbulohet kodi i fshehtë i Ramës, si po “shantazhon” Lulzim Bashën me dosjen amerikane”

  1. Kalec Dega says:

    Edi Rama kishte dosje ‘Amerikane’ edhe per Ilir Meten dhe e dime kush e zgjodhi President edhe pse me dosje.

    Popull naiv dhe i brymosur me mesimet e Partise, kini besim te udheheqja e ndritur marksiste -leniniste e nje piktori te merituar si Edvin Rama.

    Me kryesore , mos harrojme premtimin se cfare do ti bente Sali Berishes EdRama kur te merrte pushtetin??

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Me taksat tona
      ky parlament
      vazhdon të na çudisë
      Me taksat tona (në TVSh)
      ky Përçi Zogaj
      vazhdon t’i bjerë Çiftelisë!

  2. alepistash says:

    Gjeni diçituren e kesaj fotoje …….. hajde shpejt e shpejt kush e gjen ??? Shperblimi per gjetjen me te mire eshte nje bilete avioni vetem vajtje , pa kethim per ne Raqqa te Sirise , me hotel me pese yje ,pension komplet !!!

  3. MH says:

    Z.Analist Zogaj!
    Terheqja e kembes rreshan asht per fenomene pozitive e teper te vecanta.Ndersa per fenomene negative nuk asht e pershtatshme terheqja rreshane e kambes.Sepse ligji nuk pyet ne daq rreshan ne daq tue kercye kambe nji kacik.Te rrupallon pa kushte.Per rastin ne fjale per ty si analist duhet perdorur nji terme tjeter ma kuptim plot: Shtyne pyka pyken dhe zbardhet loja.

  4. vang says:

    Jo po mos e quan te sakte menyren e komunikimit te BASHES, BERISHES SALIANJIT,e te tjereve qe nuk te duket idrejte komunikimi i Rames o Prec??

  5. Irritim says:

    Aman, kush e drejton RTSh-ne e merr Presh Zogajn te beje emision? Nuk ka tjeter? U shofte RTSH-ja qe e paguajne hallexhijte per rrekur Preshi Zogajve bolet sa andej kendej.

  6. Dardan says:

    Edi rama duhet te tregohet se e meriton te jete burre shteti dhe t’i lere shantazhet. Perndryshe t’ia lere postin nje politikani te denje te PS per rolin qe duhet te luaje ne goditjen e kompllotit “Babale”!

  7. ELIOT says:

    2 HAJDUTE QE BEJNE SI KUR MENDOJEN PER POPULIN …POR NE TE VERTETE ..E KANE MENDJEN TE VJEDHIN SA ME SHUME DHE TE RRENOJNE SHQIPERINE … CUDITEM SI I LEJOJNE SHQITARET KETO PLEHRA … TURP TE KEN ..NE VEND TE JEN NE BURG NA CAJNE TRAPIN ME PERRALLA …

  8. joel shkodra says:

    Po pse “u zbulua kodi”? Pse e tha Lorenci? E verteta absolute eshte Vangjeli?

  9. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ja futi Shpati Sulos apo akoma?

  10. Askushi says:

    Politik shum e keqe qe ndikon shum keqe te ne shqiptare dhe me e keqa te brezi qe po ritet . Diet boterisht qe nje vend i varfer si Shqiperia ka nje problem te madh
    1 Fukaradheku eshte maskardhek ( Nano – Berisha)
    2 Mos shiko gunen po shiko punen (Populli)
    3 Fshati qe duket sdo kadhaus (Ilir meta -Basha)
    4 Dardha e ka bishtin prapa (populli)
    5 Djedhi lind qe ne menqjes ((Basha – Ilir meta)
    6 Koken ne qiedh dhe bythen ne djedh (Rama)
    Keto jan fjal te urta qe populli i ka nxjer nga folkrori dhe i perkasin dhe i pernqjajne kesaj politike
    1 Guri rend ne vendin e vet ( Pra ne shqiptaret nuk jemi te rend por jemi kaq te let sa her fryn ere nuk dihet ku shkojm)
    1 Frika (populli ndaj krimit)
    2 Tradhetia (Politika ndaj popullit)
    3 Mosbesimi (Populli ndaj qeverive)
    4 Aroganca (Politikanet ne detyr)
    5 Servilizmi (Gazetaret ndaj politikes)
    6 Injoranca (partit ndaj partive)
    7 Vrases (Shqiptar ndaj shqiptareve)
    8 Vjedhes ( Politika krimi ndaj shqipetareve)
    8 Trimetia (Politika perball pasqyres)
    Shqiperia ne keto 27 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje