Braçe “dhëmbë për dhëmbë” drejtorit të TIA-s: Qeveria ka të drejtë që çke me të auditojë ekonominë e koncesionit të Rinasit

14 Tetor 2018, 11:59Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Aroganca qe buron nga norma e fitimit e aeroportit te tiranes!

Qeveria ka te drejte qe cke me te te auditoje ekonomine e koncesionit te Rinasit!

Koncesioni ne nje disekuiliber te thelle ekonomik qysh kur norma e fitimit shkon deri ne 48%!

Lexova i bezdisur pa fund, pergjigjet arrogante e krejtesisht te papershtatshme te drejtorit egzekutiv te kompanise me fitimprurese ne vend, Tirana International Airport.

Zoteria, ose nuk e ka lexuar kurre dokumentin baze mbi te cilin operon ne kete vend-KONTRATE KONCESIONI/ Date 15 Tetor 2004, ose norma e fitimit e ben aq arrogant sa edhe te padurueshem.

I vene para faktit se, Qeveria ka nisur procedurat per nje “Rishikim te Pavarur Ekonomik” te ekonomise se Koncesionit, drejtoria i TIA thote:

“Se pari le te shohim nese do ta bejne, ose nese kane te drejte ta bejne dhe, me pas do ta diskutojme se si do te veprojme”!

Zoteri, pertej gjuhes kercenuese e arrogances se papershtatshme, ju sugjeroj te merrni kontraten, ta hapni, ne faqen 67 do te gjeni piken 19.4 “RISHIKIMI I PAVARUR EKONOMIK”;

Ne te, ne menyre te qarte, seciles prej paleve, kur e kerkon e jo me shpesh se NJE HERE NE VIT, i jepet e drejta per:

Rishikim te pavarur te pozicionit ekonomik te koncesionit, i cili do te perfshije, nese ka lindur nje disekuiliber, rekomandime per te rikthyer ekuilibrin ekonomik te koncesionit nga nje keshilltar i pershtatshem financiar i kualifikuar, i pavarur!!

Pra, Qeveria e ka te drejte kete qe cke me te, te shkruar e pranuar e zeza ne te bardhe!!

Tani, une mendoj (ky eshte mendimi im dhe nuk ka hic lidhje me cfare mendon Qeveria) se, Koncesioni ka nje disekuiliber te thelle qysh kur norma e fitimit bruto,  deklaruar nga TIA ne zyrat e shtetit, eshte konstante mbi 40%, madje arrin deri ne 48%!

 

 

28 komente në “Braçe “dhëmbë për dhëmbë” drejtorit të TIA-s: Qeveria ka të drejtë që çke me të auditojë ekonominë e koncesionit të Rinasit”

  1. Llazi nga Divjaka says:

    Erion, respekte per gjithe kontributin, por me duket se i bie “defit” kot. Nuk te pjerth njeri

    1. mirel says:

      Erjoni i bie defit, por ata we nuk pjerdhin jane shqiptaret. Ata e paguajne aeroportin
      Jo qeveria, as Parlamenti. Si puna e drejtorit dhe keto rroj e duke i marre leket shqiptareve.
      Po populli yne eshte i betuar ore, o e grabisin sa ti marrin dhe jeten, o ska.
      Shtetin ja japim me gjithe rrecka banditeve.
      Nuk ka problem. .pastaj do i biem violines se perjetshme me titull Berisha e ka fajin per vuajtjet tona. Requiem rilindas.

  2. Jack says:

    Bravo Erjon, vetem keshtu mond te mbrohen interesat e vendit dhe popullit. Rrjepesit asnjehere sduan te japin llogari dhe mungesa e transparences i penalizon ata ne shtetin e se drejtes.

  3. Populli says:

    Po te kishte folur me ate gjuhe ne ndonje shtet tjeter ai maskara drejtori TIA -s , do kishin kap me shqelma
    Por ketu, ai mendon se mund te beje ca i do trapi
    Braces bravo i qofte, eshte i vetmi qe po demaskon ate ndyresire
    Shteti ka te drejte te kontrolloj cdo cep ne shqiperi

  4. Don says:

    Ky eshte kulmi. Ky kuvend dhe kjo maxhorance po e konsumon me shperdorim mbase te qellimshem pushtetin e besuar nga vota e shumices se shqiptareve. Keta te lene pershtypjen se nuk kane kontroll as per territorin, as per ekonomine, as per mbrojtjen dhe as per rendin publik. Po i sjell verdalle nje plak gerdalle i zhytur ne krime dhe keta nuk jane ne gjendje ta arrestojne as ate vete as kulishat e tij qe kane lyer duart me gjak. Cfare mund te beje me shume populli per kete maxhorance? Ja dha pushtetin dhe keta e shperdoruan. Kjo qeveri nuk ushtron te drejtat kushtetuese qe ja ka dhene sovrani me vote. Kjo qeveri sillet si nje ndermarje komunale me te drejta te kufizuara e vendosur diku nga Babrruja. Kryeministri e ka perseritur disa here se nuk ka fuqi te reagoje sepse ka kufizime kushtetuese. Po kush me shume se qeveria ka mekanizma ligjore per rendin dhe ekonomine ne vend? Qeveria vjen verdalle dhe nuk prish dot nje godine qe eshte ne kompetencen e saj eksluzive. Tremben si idiote nga Shqupi edhe pse e dine qe keta jane nje organizate kriminale. Mbase Edi Rama nuk duhej te ishte kryeminister ose duhet te zevendesohet ugjentisht edhe si pengues i reformes ne drejtesi.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo eshte nje harxhim kohe ta shpjegosh.. Quhet: Auditim.. Ska nevoje shteti te sqaroj asnje kompani kur vjen tek auditimi.. Jo nje here ne vit, por ne cdo rast qe shihet qe shifrat luajne ne menyre te pasqarueshme, te fut audit shteti.. Ne vendet perendimore shteti te dergon letren dhe behi shifrat gati ti sqarosh.. Ska nevoj te shihen kontrata ne qoftese ka dyshime per vjedhje..

    1. Albani says:

      Ska te bej me auditimin, ajo qe Brace thote eshte pike ne kontrate per rishikim nese ka fitim te madh nga kompania

      1. NjeQytetarOptimist says:

        C’fare eshte auditimi ??

  6. Pilafi says:

    Eshte fakeqesi qe mazhoranca ka vetem nje Brace.
    Deputet me dinjitet e personalitet. Te tille i duhen parlamentit tone .

  7. Zambi says:

    Ju deshen plot 5 vite qe te kujtoheshit per te bere nje vleresim. Me keto ritme kur te arrini ju perfundimin koncensionarit do i kete mbaruar kontrata.

  8. Tifozi ? says:

    I respektuar Erion Braçe, Te pakten mbaheni dhe dalloheni midis shume deputeteve/ politikaneve qe trajtoni dhe analizoni tema te prekshme per interes te publikut pa kompromis. Ne sa thoni ndaj CEO’s se Aeroportit kundrejt intervistes se tij, duhet te jeni me i sakte ( sigurisht mendimi im).. Se pari ai eshte vetem nje Drejtues vendim mares per drejtimin operativ te operatorit aeroportual dhe jo ” vendim mares” gje qe eshte prerogative e Bordit Drejtues. Ju e dini se ne kuader te ksaj Marreveshjeje Koncesionare qe Ju te GJITHE te Majte e te djatbte ( Ne ate kohe kishte te tille) votuat me sy mbyllur termat e kesaj Marevedhjeve ” mijra faqe” ku vetem Bode R. me sa me kujtohet e kundershtetoi dhe Ne nje grup specialistesh me anen e nje Peticioni qe ju a drejtuam juve si Deputete nuk na perfillet fare. Tjeter : ekziston nje Njesi Implementimi e kesaj Marreveshjeje (PIU) qe funksionon qe nga nenshkrimi i kesaj Marreveshjeje dhe qe duhej/ duhet te merej/meret me “mirevajtjen dhe whatch dog” te saj. Ça eshte bere kur rezulton te jene po kto njerez qe drejtojne sot Aviacionin qe ne Drejtimin e Haxhinastos dhe sot Gjiknurit qysh prej mese 5 vitesh kane qene dhe pjestare te PIU-t????? Si ekonomist qe jeni i keni hedhur nje sy anes financiare te ketij “Tenderi per rishikimin e …..sa eshte Fondi Limit???? Plot 280. mije Euro kur gjyko dhe vete sa mund te kushtoje ky investigim i pamvarur? Jo me shume se 50- 60 euro. Ja jane kto gjera qe Ti duhet te investigohesh..Pse nuk jane bere me kohe dhe pse kjo shume? Kush xhanem do mbaje pergjegjesi per kto vonesa????… Kam frike Brace se do ngeleni ne vetem konstatime!?.. Nuk jeni Ju fajtori jo asnjehere, por boll me retorika i nderuar..Pra ti kthehemi njehere vehtes dhe jo vetem CEO- s se Aeroportit..ne fund te fundit ai eshte Profesionist dhe detyra e tij eshte te mbroje intetesat e kompanise se tij..Ju te publikut ..lufte eshte jeta..mbushur me padrejtesira dhe poshtersira qe duhen adresuar me qetesi dhe…

  9. Lil Toronto says:

    Trimi Erjon. Do zoti behet me mire per emigrantet qe e kane koken ne Shqipëri.

  10. AZ... says:

    Pi veze dhe vetem veze ne mengjes qe te lehesh mire o Miu i haleve se te ka ikur zeri fare se te mbyti tualet palla

  11. rexha 10 says:

    ME NGADALE ,O ERION .KE NJE DREJTOR MBI KOKE QE NUKE TE LE .AI NDRYSHE SHKRUAN ,DHE NDRYSHE VEPRON.
    PSE NUKE KA ASNJE REAGIM PER F SH F ,APO PER DREJTORIN E RINASIT ,QE I NGREJNE BILETAT SIPAS QEJFIT,PLUSE QE UDHETARET NGELEN RRUGEVE.
    PSE NUKE FLETE KRYEMINISTRI.????????????? BEJ KUJDES, SE PO GABOVE NJEHERE NUKE TE NDIHMON ASE NJE PERSONNE ATE VENDE,BILE DHE PERENIA VETE.

  12. Gëzimi says:

    Hallall qumështi i nënës O Erjon !
    Nuk kemi çtë themi më shumë.

  13. njaci says:

    Brravo Erjon si gjithmon i sakte por shteti duhet te veproi se ka 28 vite qe ky popull vidhet nga keta gangstere. Shkrim me i ndyre se ky rrugac i TIA-s nuk kam pare prandaj duhet nje kontroll i rrepte dhe nje ndeshkim per keta hajdute te pa fytyre.

  14. Diplomat says:

    Ish shefi yt e beri kete kontrate e me leket e saj hedh zaret tash 20 vjet rrugeve te botes. E me rradhe e kane mbrojt ai qe iku e ky qe eshte. Ti mos na u hiq si parimor se as te pjerdh njeri cka po flet fare. Nje byth drejtori i emeruar, tall trapin publikisht me ty qe ben sikur nxehesh, e me shefin tend. Dhe a e di pse? Se nxjerr nga xhepi i thelle ate qe u ka rrjepur shqiptareve e ta rras ne fyt sa mos me mujt me nxjerr as gek as mek

  15. naimi says:

    o milet, a nuk e shihni qe ky ben zhurme vetem per te rritur gjoben? kjo qeveri i ka shtyre afatin e koncesionit “gjoja nga halli” plot dy here ne tre vitet e fundit. Heren e pare me hapjen e aeroportit te Kuksit, qe sigurisht nuk do te hapet dhe heren e dyte me kontraten per ate te Vlores qe kush e di kur do te filloje. Prandaj eshte thjesht poliktike per t’ju hedhur hi syve ju hajvaneve dhe gjobe e re per koncesionarin. Kuptohet jo gjobe e shtetit, por kamorriste.

  16. Vrapuesi says:

    O Erjon ke shume te drejte.Ate pune vjedhje qe benin drejtuesit e dikastereve dje bejne keta socialistet sot.Per caresye Arben Ahmetaj do mbroje hapur Duken hajdutin e futbollit.Poshtersi unike ne bote.Nje minister finacave kunder hyrjes te.ardhurave ne buxhet.Unikal ne bote qe nuk le.dyshime te mendosh se eshte idiotesi.Jo eshte vjedhes bashke me Duken.Keshtu edhe.Gjiknuri ashtu si me.hidrokarburet edhe me Rinasin vjedhin bashke.Kerko nje comisjon parlamentar per pasurine e ketyre te dyve.Verifikoju pronat ne juge dhe do bindesh.Ne rast se.Edi Rama nuk.e kupton qe keta te.dy po ruajne dynjane eshte i pafte.Ne te kunderten…..

  17. Vrapuesi says:

    O Erjon ke shume te drejte.Ate pune vjedhje qe benin drejtuesit e dikastereve dje bejne keta socialistet sot.Per caresye Arben Ahmetaj do mbroje hapur Duken hajdutin e futbollit.Poshtersi unike ne bote.Nje minister finacave kunder hyrjes te.ardhurave ne buxhet.Unikal ne bote qe nuk le.dyshime te mendosh se eshte idiotesi.Jo eshte vjedhes bashke me Duken.Keshtu edhe.Gjiknuri ashtu si me.hidrokarburet edhe me Rinasin vjedhin bashke.Kerko nje comisjon parlamentar per pasurine e ketyre te dyve.Verifikoju pronat ne juge dhe do bindesh.Ne rast se.Edi Rama nuk.e kupton qe keta te.dy po ruajne dynjane eshte i pafte.Ne te kunderten…..opoziteBQ meret me Babalen.

  18. Besa says:

    Ju falenderoj zoti Erjon per kete mesazh te dhene.
    Arroganca dhe pabesia e ketij palo drejtori jane te dukshme.
    Sa me shume Auditim ti beni aq me shume
    shkelje do te gjeni ne drejtim te tij. Pas auditimit ky person duhet te perballet me organin e akuzes dhe te japi llogari per pislleqet qe ka bere ne Aeroport. Ky njeri arrogant eshte aksioner i te gjitha bizneseve ne Aeroportin e Rinasit.

  19. Maloku says:

    Drejtori i TIA me korrupsionin dhe arrogancen e tij,
    ushtron presion psikoligjik ne te gjithe stafin e administrades . Drejtorat e emeruar jane klani i ngushte i tij, te cilet jane perfshire ne korrupsion.

  20. Studenti says:

    Thuaja KM o Erion, mos i bje nga Kina, apo i bje pragut te marre vesh dera.

  21. intelektuali says:

    Fatkeqesi per popullin qe pasurite e tij drejtohen nga nje CEO imorale, me intelegjence minimale dhe nje kryehajdut ku te gjithe drejtorat qe ka emeruar jane dashnoret e tij. TIA eshte kthyer si nje saraje me haremin e tij qe i perulen te plotfuqishmit sulltan “Castro”. Te gjitha kontratat qe ka lidhur me nenkontraktore i ka bere me pazare te felliqura.Shteti duhet te kishte reaguar shume vite me pare megjithate me mire vone sesa kurre.

  22. Elda says:

    Perse Drejtori i TIA frikesohet nga Auditimi Financiar.
    Ai duhet te jete i hapur sepse ne fund te fundit ka “ bere detyren”.
    Perse “castro” nuk mori masa per te siguruar aeroportin nga vjedhjet.
    Sepse ishte i sigurte qe pergjegjesine do ta shkarkonte tek vartesit e tij.
    Zoti “Castro”, sa te shkon norma e fitimi ditor ne Aeroport, si aksioner i kafeneve dhe taksive .
    Zoteri jeni i martuar apo keni ne perdorim, sekretare dhe drejtoresha.

  23. Gresa says:

    Zoti Erjon, pas auditit ne aeroport do te shohim si do ta shoqeroje muziken e defit ky Drejtori Kolumbian.

  24. Kaci says:

    TIA perfaqesohet nga nje njeri Arrogant,
    Superhajdut dhe Imoral. Turp qe ky drejtues
    vazhdon drejtimin dhe nga stafi i ri Kinez, i cili ka blere Aeroportin e Rinasit.
    Aeroporti duhet te drejtohet nga perfaqesues Kinez
    Te cilet jane lider ne

  25. Eli says:

    Zoti Erjon, arroganca e ketij Drejtori
    mos vjen dhe nga perdorimi i medikamenteve te
    ndaluara. Duhet te analizihet dhe per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje