Ismail Qemali, Bedri Spahiu dhe z. Babale-Albert Veliu. Cfarë lidhje kanë këta personazhe me njëri-tjetrin?

14 Tetor 2018, 11:33Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Cfarë lidhje kanë këta personazhe me njeri tjetrin? Sigurisht asnjë.

Ismail Qemali themeloi shtetin shqiptar. I përulemi babait tonë politik!

Bedri Spahiu, pas një lufte me okupatorin dhe tradhtarët e kuislingët, u bë xhelati në emër të diktaturës, dhe pastaj u dënua rëndë nga ajo duke bërë pendesën publike në vitet 90.

Zoti Albert Veliu – Babalja dihet se kush është, Nuk ka nevojë për t’a prezantuar sepse është personazhi më i pranishëm dhe më interesant (më i dashuri) në ekranet tuaja të televizionit. (Unë televizorin tim e mbaj në frigorifer – dihet tashmë).

Cfarë i lidh pra këta tre personazhe të njohur të historisë shqiptare?

Ja u them unë. Sa herë del z. Albert Veliu, alias Babalja, në ekrane, apo inçizime nga ai ose nga të tjerë që thonë se janë ai, më kujtohet Bedri Spahiu, i ndjerë.

Aty nga viti 50 e ca, në burgjet e rënda të monizmit, Bedri Spahiu i thirri mendjes dhe pati një ndriçim. Kuptoi se sistemi për të cilin ai kishte kontribuar duke gjakosur të tjerët do ta bënte mal pirgun e viktimave të tij.

Në burg ai kupton një të vërtetë të madhe. Të burgosurit e tjerë depononin në biruca dhe nën torturë ose me premtime lirimi, për hir të ndonjë privilegji të vogël, kundër njerëzve që ishin jashtë.

Sa herë dikush me pushtet që ishte jashtë donte të lante hesapet me ndonjë konkurrentin e tij, e niste çështjen duke marrë ose krijuar deponime fallco ose të vërteta nga të burgosur në qeli.

Kollaj të gjendej një njeri tashmë në hall dhe në duart e shtetit për t’a shkundur si batanije që të jepte deponime të vërteta apo të gënjeshtra kundër atij që ende në liri, po i përgatitej qelia apo skuadra e pushkatimit.

Duke kuptuar këtë Bedri Spahiu lëshon piskamën nga qelitë në një letër që i dërgon Mehmet Shehut, ku pak a shumë shkruante që nëse ata që janë jashtë burgut duan t’a gëzojnë lirinë, ka vetëm një fillesë : duhen mirëtrajtuar “armiqtë”, të burgosurit, qofshin këta politikë, ordinerë, si vjedhës të vegjël apo brigandë të mëdhenj.

Vetëm kur ata që kanë rënë në hall me shtetin do të kenë të drejta, dhe do të trajtohen si njerëz, vetëm atëhere ata nuk do t’i përdori çdo gardian burgu sipas qefit të vet kundër njeri dhe tjetrit të atyre që ndodhen përkohësisht jashtë burgut.

Liria nis me të drejta për ata që kanë hall me shtetin, pra me ata që ndiqen nga policia, që janë në burg, apo që kanë probleme me ligjet.

Qytetari mund të ndihet i lirë vetëm kur i burgosuri të ketë të drejta. Ja përse qytetari është më i interesuar edhe sesa vetë njeriu që ka probleme me drejtësinë, që ky i fundit të mos merret nëpër këmbë, të mos dhunohet psikologjikisht, të mos shkelet me këmbë, të mos i nxirret boja nga hetuesit ose gazetarët e propagandistët.

Por, çfarë lidhje ka letra e Bedri Spahiut me Ismail Qemalin?

Sepse në mendjen time pas tekstit të dorëheqjes të Ismail Beut, një monument politik ku parathuhen të gjitha gjëmat e dramat e shtetit shqiptar në këto njëqind vjet, letra në fjalë e Bedri Spahiut është dokumenti politik i dytë më i rëndësishëm në mendimin politik shqiptar. Pastaj vijnë edhe dy a tre të tjerë sepse pjesa tjetër është ulurimë nëpër mitingje.

Ismail Beut mbeti për mua i famshëm jo aq me ngritjen e flamurit, por me dorëheqjen e vet. Na tregon se çfarë na ka ndodhur dhe çfarë na pret!

Bedri Spahiu nga qelia i thërret Mehmet Sehut : Liri dhe të drejta për “armiqtë” se përndryshe të gjithë do të përfundoni këtu te unë. Të drejtat për të burgosurit janë themeli i lirive qytetare.

Dhe ja së fundi, hallka ku mbahet sot ekuilibri i shtetit shqiptar, z. Albert Veliu – Babalja me miqtë e tij, që lëshon deklarata kontradiktore. Mirë bën. Ai do të shpëtojë nga belaja me shtetin. Sepse nuk ka të drejta të mjaftueshme.

Mirëpo te të drejtat që duhet të gëzojë Babalja, Alizoti, etjj., qendron themeli i lirive qytetare – do të thoshte mendimtari politik me shumë të drejtë.

Prandaj kujdes kur i marrim nëpër këmbë, kur i keqpërdorim, kur nuk u respektojmë të drejtat që duhet t’i kenë me ligj, kur i ofendojmë a thua se veç deputetëve, gazetarëve, profesorëve dhe ca opinionistëve, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht ajo që ka probleme me me ligjin, nuk duhet trajtuar njerëzisht.

Ja pra sepse z. Albert Veliu – alias Babalja – më kujton Bedri Spahiun – alias bilbilin e Labërisë, dhe ky i fundit me letrën e tij nga burgu (perlat shkruhen gjithmonë në burg) më kujton Ismail Bej Vlorën, alias Ismail Qemalin.

Si duket më mirë, më shpejt, se ne, gjykatësi kosovar që e la në gjendje të lirë zotin Babale, e ka kuptuar edhe Ismail Qemalin dhe Bedri Spahiun.

Jemi pak si rrota ne!

16 komente në “Ismail Qemali, Bedri Spahiu dhe z. Babale-Albert Veliu. Cfarë lidhje kanë këta personazhe me njëri-tjetrin?”

  1. IVONI says:

    .. domethene sipas teje krimi i c`do lloj natyre duhet te jete i lire ?! kriminelet duhet te jene “bose”, sikurse deri me sot .. ?! ..po qe keshtu , te vete vriten njerezit e ndereshem , pasi kjo gjendje duhet te kete nje fund ..!

  2. Llaman says:

    A do t arrije Akili breshken_ ky eshte paradoksi i famshem i Zenon, nga lashtesia greke. Breshka e ftoi Akilin per nje gare 100 metershe. Akili i dha avance breshkes per tu nisur nga nje pike shume afer finishit. Rezulton se Akili kembeshpejte perfundimisht nuk e arrin kurre Breshken.
    Tani kemi nje paradoks te ri, “paradoksi Fuga”- ” A mund te jete e lire nje shoqeri pa nje trajtim te te drejtave te te burgoserve”. Do te duhet te krijohen “vilage” per te burgosurit me kushte komode qe ata te mund mos perdoren si karrem kundrejt dhenies se disa te drejtave jetike imediate.
    Po Babale ishte i lire, madje afer detit duke thithur eren me jod te detit. E megjithate edhe ai u quajt njeri ne hall dhe ndonse jashte burgut u perdor me se miri. Me sa duket shteti kosovar ka gjete nje menyre origjinale per ta bere ate te sinqerte, pervec lirise, i dhuroi dhe nje vile buze lumit, me sherbim masazhi dhe nevoja te tjera jetike, shetitje ne mal dhe fluturime me ballon per tu kthjelluar
    Tani me siguri Babale nuk ndjen ndonje deryrim per te mirat qe ju bene dhe ai eshte i lire te flase te verteten!
    Kurre nje shoqeri nuk do jete e lire pa krijuar Babale-land- thelbi i paradoksit Fuga

  3. xhemal says:

    rrota me e madhe je ti profesor mavria qe flet me vete kudo shkon flet e shkruan.

  4. Ivan i madh says:

    Mire qe ti Artan e di se je rrote po ne te tjeret që se dime. Se per ty me i rendesishem qenka nje lopcar si Zoti jot Albert babalja se babai i kombit ISMAIL QEMALI dhe idealisti dhe intelektuali Berti Spahiu. Kur para emrit te babales ve germe percaktuese “z” dhe dy te tjereve i shkruan thjesht me emra sikur i ke prere kerthizen edhe pse i pari respektohet e krenohet nje komb i gjithe si babai i kombit dhe tjetri kontriboi per clirimin e ngritjen e shtetit shqipetar. Me sa duket ty Artan te pelqejne llumi se aty jeton e ushqeheshin mire. Pseudonimin që ke pranuar RROTE ta gezosh se te pershtatet me se miri.

  5. nigo says:

    Z Fuga. te permendesh ne nje rresht Ismail Qemalin, Bedriun dhe plehren Babale eshte fatalitet. me vjen keq po paske rrjedhur ish shoku im i feminise.

  6. Tao xe says:

    Eshte e vertete qe ti je tammam rrote!Me rrotllekun tend, (medemek filozofi qe ne fakt jane vecse lojra fjalesh) ti buke ne kete sistem rrotash.

    1. TURI EMIGR says:

      TURP PROFESOR, AKADEMIK A NUK E DI SE CFAR TITUJ TE TJERE KE.NGA NJE NJOHJE JO TE DREJTPERDREJT KISHA SIMPATI NDAJ JUSHE. UN DEMOKRACI QUAJ KUR NJERIU MUND TE SHKRUAJTE KRITIKOJE TE DEMASKOJE PA FRIKE SE MUND TE PERNIQET NGA QEVERIA. ME NDIHMONI MBASE JAM GABIM [ JETOJ JASHTE ATDHEUT POR NE KONTAKT TE PERDITSHEM ME SHTYPIN TONE ,]POR PARA 2013 CFAR SHKRIMESH KRITIKE DENONCUESE KA PASUR TE PROFESORIT PER QEVERINE BERISHA.E DINTE SESI MUND TE PERFUNDONTE KIO ESHTE E PARA. E DYTA PROFESOR AKADEMIK ME KE TALLESH ME KETE SHKRIM.JJEE NE TTEERREEZZZI.SI I KERSENOHEN TE DREJTAT JE NDYRESIRE NJE HAJDUTI ,GENJESHTAR ,E NUK E DI CFAR EPITETESH MERITON KY NJERI. SI DHE TI . TURP PROF -AKADEM A KU EDI CFAR NUK EDI POR MOS INTERESAT PERSONALE TE KATANDISEN NE KETE GJENDJE .TURI EMIG.

  7. Ola says:

    Te jesh filozof z.Fuga nuk do te thote te shkruash as mish as peshk.po mire more zoteri po nuk na thate c’perfaqeson babalja , dhe kujt i sherben sipas jush pune e madhe se ctha e sec ndodhi pas kesaj.

  8. Mon Kukaleshi says:

    Bedri Spahiu e njoftoi Mehmetin per rrezikun shoqeror qe sillte mungesa e lirise dhe e te drejtave humane tek te burgosurit, ne nje konteks te caktuar, pra ne nje rregjim represioni. Siç na mesojne parimet elementare te filozofise, historise apo kritikes, konteksti historik ka karakteristika individuale e te paperseriteshme, pra qe ta besh aktuale letren e Bedri Spahiut eshte me te vertete idiotesi, mbasi lirite e te drejtat humane aty ne shqiperi ne nje fare sensi e kane tejkaluar cakun e normales, te gjithe flasi, te gjithe sajojne, te gjithe shpifin, deri edhe tek mediat, fakt ky i patolerueshem. Pse? Sepse keni ngritur nje sistem RRUMPALLE!
    Babales i mohohen te drejtat? Jo! Babalja ka te drejta me teperice dhe biles i tejkalon ato, sepse kush ben “kodoshin e te squtin” ne Shqiperi ben hajer, fiton para pa punuar. Ne rastin konkret, Babalja eshte nje “inovator”, ne krahasim me ata qe merren me droge, prostitucion, vjedhje apo korrupsion, sepse perveç se fitoi para duke shpifur, paraprakisht kishte marre edhe garanci mbrojtjeje nga ligji, ne Shqiperi por edhe ne Kosove.
    Pra i nderuar profesor, une nuk shoh qe babales t’i jene mohuhar lirite dhe te drejtat personale, ah ndoshta … nuk arriti te kerkonte azil ne Svicer, si Zagani, Nuhu e ndonje tjeter qe paskan pasur shume me teper liri se sa Babalja.

  9. samurai says:

    ” Jemi pak si rrota ne “. Keshtu thote akademiku Fuga i cili, me sa duket, duhet ta filloje me veten e tij.
    Ky fare humanisti dhe demokrati po i qan hallin nje trafikanti droge qe pranoi te behet vegel qorre e partise ( partise se akademikut ) dhe tani qenka ne hall dhe ne rrezik. Ndergjegjja qytetare e akademikut ne fjale eshte nje ndergjegje e kalbur dhe e peshtire. Nuk thote asgje rreth faktit se pse partia e tij e dashur ( PD ) bashkepunoi me bandite te tipit Babale – Alizoti per te krijuar kaos politik; si ka mundesi qe partia e tij e dashur ofron para per akte te tilla dhe eshte shnderruar ne nje tule njerezish pa dinjitet, gjithe vepra dhe aftesia e te cileve eshte dalja cdo dite ne TV me sajesa, mashtrime dhe shpifje. Pse akademiku ” i nderuar ” nuk e shtron ceshtjen ne aspektin moral dhe ligjor por hallakatet te I.Qemali dhe B. Spahiu. Medemek, ky fare akademiku, perpiqet te na binde se nepermjet Babales shteti qenka duke marre ne qafe miqte e tij ne politike, tashme totalisht te diskredituar si Basha, Berisha dhe nje tufe babalesh politike si Salihanja, Alibegu e te tjera pordha politike.

  10. Artan Sejko says:

    @llaman
    Po llaman eshte paradoks.
    Une do ta perifrazoja keshtu z.Fuga:
    Kur respekton armiqte miqte jane aprori te respektuar.
    Kur nje shoqeri respekton te drejtat e te burgosurve respekton patjeter edhe te drejtat e njerezve te lire.
    Tani nuk eshte me paradoks Llaman.
    Artan Sejko

  11. Sazani says:

    E lexova këtë paçavure dhe u dëshpërova . Një shtet që akademikët i ka në kufijtë e debilit , s’mund të ketë të ardhme .
    E tmerrshme , ata që kanë dhënë titullin akademik Fugës me shokë , tallen me popullin shqipëtar , janë armiq të Shqiperisë !

  12. NNP says:

    Bir Selman i nenes….Mjere ky vend kuka arritur .Ne kemi shprese te dal nje plejade intelektualesh te mirefillte te zgjuar e patriote e te na nxjerre nga kjo humnere ku jemi gremisur kur ja nje nga ata qe shpresonim se ishte ne rradhet e bilbilenjve thartohet nga trute.Historia ka treguar se vetem barku bosh ngre grushtin perpjete e hap epoke te re.Bota eshte e atyre qe digjen jo e atyre qe llapin.

  13. Star says:

    Turp per nje qe e mban vehten profesor dhe ala nuk e din qe babai politik pra krijuesi I shtetit shqiptar eshte perandoria Austro Hungareze dhe jo nje mercenar qe na e shet per te tille. Kjo flet shume se sa prapa jemi qe ne Shqiperi te vihen gjerat ne vendin e vet .

  14. dashamires says:

    Merua mire ben qe nxierr shkrimet e tua qe te thote mendja ketu, por une Artan Fuga ( fuga ne i themi flakes se zjarrit qe ngrihet dhe bie prape) nuk jam rrot. Ti po, rrot dhe rrot kari, bile. Krahason Ismail Qemalin me babalen e rrugeve! Ti je çudia vete, profesor, prandaj dhe studentet e tu nuk po bejne gje per Shqiperine se i meson nje rrote si ti. E sa kohe do kemi profesor si ti, Marku apo dhe te tjere rrota, keq e kemi per perspektiven.

  15. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI FUGA

    SIC DUKET TITULLI PROFESOR TA KA SHTERUAR TRURIN. ME KETO QE SHKRUAN E KUPTOJ SE SKELOZA PASKA AVANCUAR SHUME TEK JU. SI MUNDET QE NJE KRIMINEL PASKA TE DREJTE TE VRASI DHE NE TA COJME NE KAVALISHENCE. PO AI QE VRITET NUK KISHTE TE DREJTE PER TE JETUAR DHE JETEN JA MORI NJE KRIMINEL PA GJYQ?! DO TE ME PELQENTE ME SHUME QE TE TERHIQESHE SE SA MESHUME QE SHKRUAN AQ ME SHUME TREGON SE SA SHUME JU ESHTE DEMTUAR TRURI NGA PERZIERJA E FILOZOFISE MARKSISTE ME TEORITE E KATOLICIZMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje