Alarmi i OJQ-ve: Përdhunime dhe sulme seksuale në kampin e refugjatëve në ishullin grek, viktima edhe fëmijët

15 Tetor 2018, 15:37Rajoni TEMA

Raportimi i sulmeve seksuale ka shënuar rritje muajt e fundit në qendrat e pritjes së emigrantëve në ishullin grek të Lesbosit. Lajmin e bën të ditur “Neësëeek”, e cila i referohet një përfaqësuesi të Mjekëve pa Kufij.

Sipas kordinatorit të Mjekëve pa Kufij për Greqinë, dr. Declan Barry, vetëm ky grup humanitar që asiston refugjatët në qendrat e pritjes ka marrë 21 raportime për përdhunime dhe sulme seksuale nga persona nën moshën 18 vjeç, mes tyre edhe dy fëmijë të moshës 5 vjeç.

Barry thotë se ka shumë gjasa që numri i këtyre episodeve është më i madh, por nuk janë raportuar të gjitha.

“Duhet pranuar se ky është dështim i sistemit”, thotë Barry.

Shumë OJQ që asistojnë emigrantët në këto qendra e kanë ngritur shpesh shqetësimin për episode depresioni, vetëlëndimi dhe tendenca vetëvrasjeje. Qendrat janë të mbipopulluara, pasi rreth 8500 persona jetojnë në një hapësirë që fillimisht ishte projektuar për 3000 njerëz. Gjysma e kësaj popullate janë grad he fëmijë.

Po ashtu, OJQ-të raportojnë edhe një mungesë serioze sigurie, çka i bën shumë prej emigrantëve vulnerabël ndaj abuzimeve dhe sulmeve.

“Ka shumë vuajtje në kampin e Morias. Dhe fakti që kjo vuajtje dhe kjo dhunë po ndodh për shkak të një politike evropiane, e bën këtë akoma më të papranueshme”, thotë Barry duke iu referuar marrëveshjes midis Brukselit dhe Ankarasë, që ka sjellë si pasojë bllokimin e mijëra azilkërkuesve në Greqi. (TemA TV)

2 komente në “Alarmi i OJQ-ve: Përdhunime dhe sulme seksuale në kampin e refugjatëve në ishullin grek, viktima edhe fëmijët”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    mjere suma e sunitit se cpo heq…..nga qiresit birazere !

  2. mirel says:

    Ja do i shpetojne kur te hapen kampet shqiptare. Ramuti shpetimtari i emigranteve te botes ka besim qe do ja sheroje plaget…Evropes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje