Shqipëri-Kosovë, gati nënshkrimi i marrëveshjeve ekonomike. Mbledhja e përbashkët e radhës, në Pejë

12 Tetor 2018, 17:49Rajoni TEMA

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor për mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deri tanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementet që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive .

Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë dhe do të ketë në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo është mbledhja e 5-të që zhvillohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës me 27 nëntor të vitit të shkuar në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura.

1 komente në “Shqipëri-Kosovë, gati nënshkrimi i marrëveshjeve ekonomike. Mbledhja e përbashkët e radhës, në Pejë”

  1. çthurja says:

    Vetem kujdes, kosovaret i drejton akoma Sali Berisha. E shikuat çfare beri gjykata me Babalen! Prisni te shikoni te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje