"Babale 2", çfarë tha Ardi Veliu tek Krimet e Rënda

16 Tetor 2018, 14:12Kronika TEMA
"Babale 2", çfarë tha Ardi Veliu tek Krimet e Rënda

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e “Babale”, pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i policisë së shtetit i mohoi kategorikisht këto akuza. Ai tha se data që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet.

Për më tepër më herët policia e shetit tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë më datë 11 tetor në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ai akuzohet për “kallëzim të rremë”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për të masën ‘arrest me burg’.

Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur të dëshmojë në Prokurori edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha, personi i cili realizoi audio-përgjimin me Fredi Alizotin. (TemA)

1 komente në ““Babale 2”, çfarë tha Ardi Veliu tek Krimet e Rënda”

  1. Zigur Qarri says:

    Fundi i”Babales 3″, fundi i “Çështjes Xhafaj”,ose me sakte,fundi i “Çështjes ,Rama-Balla- Xhafaj-Veliu”,
    me keta te kater ,dhe te gjith te implikuarit ne manipulimin e te vertetes se audiopergjimit,ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje