Konfirmohet në detyrë prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi.
Sipas Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje të saj.
“Subjekti i rivlerësimit me veprimet apo rivlerësimet e tij, nuk ka cënuar interesin e publikut dhe ka arritur veprime të besueshme.
Trupi gjykues e konsideron seancën të përfunduar. Prokurori rikonfirmohet në detyrë”, tha drejtuesja e seances se KPK-së.
“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.
Të njëjtin konstatim pati edhe DSIK, duke u shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Ndërkohë më herët gjatë ushtrimit të detyrës Adnand Xholi ka konfiskuar sipas ligjit antimafia pronat e Aldo Bares.
Xholi është gjithashtu prokurori që hetoi vite më parë për grup kriminal dhe trafik droge Emiliano Shullazin dhe kërkoi 18 vite burg për të. (TemA)
Nuk e njoh, por ja qe paska edhe prokurore te paster ne Shqiperi, lol! hahhahahhahhahhhahhahha….Xaganjori , lol….
Bravo !
Ja keshtu duhen, pak e sakt.
Po ky apo të tjerë si ky, ç’i pengon që të kandidojnë për KLP, e cila më pas ngre SPAK dhe BKH? Në se ka ndonjë pengesë proceduriale, thua të jetë kaq është e vështirë që të gjëndet zgjidhja? I njëjti problem qëndron edhe me KLGj dhe KED. Nuk po shohim të lëvizet në këtë drejtim, kaq jetik për zbatimin e reformës në drejtësi. Vetingu është njëra anë e problemit, por themelet e reformës, janë organet që duhet të prodhojë ajo, nga e cila priten rezultatet kaq shumë të pritura, si nga opinioni publik, ashtu edhe nga ndërkombëtarët që investuan kaq shumë për të, por që e kanë vënë dhe si kusht të parë për hapjen e negociatave në qershorin e ardhshëm.
urime prokuror, je nder te vetmit serioz, fjale pak, pa shifra pa llogari bankare e vila
Sa te jete ne skenen politike Pr Dr S Berisha, jo klp, spak, bkh, klgj,ked, por as dreqi me te birin, nuk mund te sjellin ne din kete vend.