HETIMET: Xhisiela tërhoqi padinë në prani të djalit të deputetit, ja detajet e reja

14 Tetor 2018, 21:20Kronika TEMA

Zbardhet një pjesë e pamjeve të kamerave të stacionit të policisë së Fushë-Krujës mbrëmjen e 21 korrikut të këtij viti, kur ndodhi edhe tërheqja e kallëzimit të Xhisiela Malokut ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rrahja.

Bazuar në kqyrjen e materialeve filmike, sipas burimeve të SHÇBA ka rezultuar se në datën 21 korrik 2018 rreth orës 21.40 oficeri Gentian Çitozi ka thirrur Xhisiela Malokun, të cilës i ka marrë me procesverbal tërheqjen e kallëzimit. Ky veprim bazuar në pamjet e kamerave është bërë në prani të shtetasit Rexhep Rraja, i cili ishte pikërisht personi që akuzohej nga Xhisiela Maloku.

Sipas akuzës, ky veprim i kryer nga oficeri Gentian Çitozi përbën shkelje ligjore e proceduriale pasi ai nuk duhej të kishte lejuar pyetjen e të dëmtuarës dhe të akuzuarit në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin ambient. Për këtë arësye, oficeri Gentian Çitozi është përjashtuar nga hetimi dhe tashmë po ndiqet penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më datë 21 korrik rreth orës 17.00 25-vjeçarja ishte paraqitur në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ku ka depozituar kallëzim ndaj shtetasit Rexhep Rraja për përndjekje dhe kanosje me mesazhe telefonike.

Për këtë akuzë, Prokuroria e Krujës ka dorëzuar tashmë në gjykatë dosjen penale ndaj shtetasit Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut.

Në gjykatën e këtij qyteti pritet të fillojë tashmë procesi gjyqësor ndaj të riut që akuzohet sipas nenit 121 të kodit penal për veprën që dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Prokurorja Mirela Kapo në kërkesën për gjykim shprehet se Rexhep Rraja e ka përndjekur 25-vjeçaren për një kohë të gjatë duke i shaktuar asaj rëndim të gjendjes psikologjike dhe gjendje ankthi.

Ndërkohë që kjo çështje është dërguar tashmë në gjyq, prokuroria ka në hetim çështjen ndaj oficerit të policisë Gentian Çitozi, i cili ka marrë dëshminë e Xhisiela Malokut në të cilën ajo tërheq padinë për djalin e deputetit.(oranews)

4 komente në “HETIMET: Xhisiela tërhoqi padinë në prani të djalit të deputetit, ja detajet e reja”

  1. h says:

    Akoma me kept thashetheme degjeneratash ju ?
    Flisni si te luftoni lorrupsionin,drogen,mafjen,prostirucionin,
    apo duke e kthyer koken dhe syte nga ana tjeter autogjestjonoheni
    se problemet nuk ekzistojne sepse nuk po i shihni.
    Katuno-maloket e fushe-krujes e zgjidhin privatisht kur ziehen apo qi..

  2. Koço says:

    Zgjidhja e duhur do ishte e duhet të ndodhë në ketë Odise ” Intrige e Dashuri ” eshtë nje reflektim e perfundim të kesaj lidhje ne një Martese të Lumtur ” e dila do jetë dhe e deshiruar nga gjithë shoqeria Shqiptare . Mbase eshe Ligji duhet të falë gabime për hir të dashurise të vertetë .

  3. Toku says:

    Kjo fshatarja e shkrete e la hequr denoncimin me dhune,te gjithe e kuptojne,ka mare dhe nje dore leke.Si vazhdoni akoma me kete histori o plehra,vetem per te mbrojtur xhuxhin hajdut nga Librazhdi.

  4. hysa says:

    Zoterinj te medias, mjaft me, eshte krim qe vazhdoni te pergojoni akoma ate vajze. Nuk beri ndonje gje te jashtezakonshme. Mjaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje