Operacion kundër ndotjes së mjedisit, kontrolle të befasishme natën në Krujë, arrestohen 9 persona (EMRAT)

14 Tetor 2018, 10:58Kronika TEMA

Policia e Krujës ka arrestuar 9 persona, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Si rezultat nga Policia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Krujës operacion kundër ndotjes së mjedisit.

Operacioni për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve.

Arrestohen 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Policia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22 të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm. (TemA)

1 komente në “Operacion kundër ndotjes së mjedisit, kontrolle të befasishme natën në Krujë, arrestohen 9 persona (EMRAT)”

  1. h says:

    Shkoni arrestoni llallen qe ka vjedh dhe korruptu duke bashkepunuar me mafjen,
    jo njerzit e varfer qe jane per buken e gojes,legena.
    Te forte me te dobtit, servila dhe frikacake me te fortit.
    Shtet i degraduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje