“Vrasja në Mat”, Xhaçka: Barbare, zoti iu dhëntë forcë familjeve

13 Tetor 2018, 16:44Kronika TEMA

Ngjarja me tre të vrarë në Mat ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi sot familjet e të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht duke shprehur ngushëllimet e saj.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën e tre punonjësve të bashkisë, të cilët ranë në krye të detyrës duke ndërtuar rrugët e fshatrave.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si barbare, ndërsa u shpreh se duhet forcë për të tejkaluar këtë “masakër” të ndodhur në rrethin e Matit.

“Kjo është në ngjarje barbare, zoti iu dhëntë forcë familjarëve”, tha ministrja.

1 komente në ““Vrasja në Mat”, Xhaçka: Barbare, zoti iu dhëntë forcë familjeve”

  1. zoti shqyptarit asht mashtrrues
    perndryshe sdo kishte kaq padrejtesi e aq shume kriminela
    ne politike e kudo shqipnis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje