Goditja e krimit të organizuar, Veliu takim me Henzler: Bashkëpunim me Gjermaninë në luftën ndaj paligjshmërisë

13 Tetor 2018, 11:38Kronika TEMA
Goditja e krimit të organizuar, Veliu takim me Henzler: Bashkëpunim me

Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu në fjalën e tij tha ndër të tjera se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit.

Më tej Veliu çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare në tërësi dhe për Task – Forcën në veçanti, asistencën profesionale ofruar policisë shqiptare gjithashtu dhe bazën logjistike.

Nga ana e tij Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, – tha ai, – edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”.

1 komente në “Goditja e krimit të organizuar, Veliu takim me Henzler: Bashkëpunim me Gjermaninë në luftën ndaj paligjshmërisë”

  1. Toni says:

    Vendosja e eksperteve Gjerman dhe aparaturave moderne po nga ata per punen sa me efikase te organeve ligj-zbatuese mund te filloj te japi rezultate dhe ti japi shprese popullit se Shqiperia behet , dhe se Shqiptaret e meritojne te jene pjese e Evropes ligjzbatuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje