Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, sekuestrohet arma e krimit

12 Tetor 2018, 13:50Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bregut të Lumit, teksa 13-vjecarja me inicialet K. B u dërgua me plagë të rënda në spital, por fatkeqëshit ndërroi jetë.

Policia bën me dije se e mitura dyshohet se është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Njoftimi i policise:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. (TemA)

7 komente në “Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, sekuestrohet arma e krimit”

  1. Lumi A says:

    Dakord por akoma nuk na sqaruat se kush e perdori armen?

    1. Dori says:

      taulant balla…

      1. mirel says:

        Haha..ku te vajti mendha moj dreq. Balla me nje shpulle iken me vrap, nuk ka kellqe per arme.

  2. Usa says:

    Lumi, te duhen syze!
    Lajmi thote: u vetevra.
    E kupton tani kush e perdori armen?
    Perdore trurin Lumi.

  3. Albani says:

    Kafshate qe nuk kaperdihet asht moj moter mjerimi.
    Shkofsh ne parajse shpirt.

  4. Sara says:

    pooo… dhe sipas Lumit (te cilit edhe une ia mbeshtes deri ne ranze) ai qe perdori armen duhet rras ne burg!!!! 9 edhe pse nderkohe eshte ne ate bote…. Eh t’u mbyllte o Lumi…. Ju marrte lumi c’a ju ka ngel nga kosherja juaj, se bleta jo vetem ka marre malin, po ka dale matane kufirit aty ke ju…

    1. mirel says:

      Pyetja e Lumit eshte qe kur u sekuestrua arma?
      Nga sa u mor vesh duket sikur arma u gjet me vone. E kish fshehur e vetevrara, apo nuk e pa policia ne moment, eshte tjeter histori kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje