Komisioneri Publik ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Njoftimi:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.
Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë. (TemA)
Zaganjori ne detyre?! O popull, e degjoni cfare po thoni?! Nese Zagari rri ne deryre, asnhe nuk duhet re largohet nga drejtesia. Ky eshte nje funderrine.
Nje bravo per Komisionerin Publik dhe nje bravo e madhe per Operacionin Nderkombetar te Monitorimit.
Pse akoma eshte ky ne gjykaten e larte
Po ik o zaganjor ik zhduku andej se e shnderrove gjykaten e lart ne vend pazaresh
Akoma me pleqt e kohes se vdekur. Hiqini more gjyqtaret qe kane bere shkollen e komunizmit. Ata jane jashte kohe. Kane bere shume gjynahe, kane denuar sipas urdherit te partise dhe tani kane vjedhur po me partite.
Mire thua Virus antikomunist spiun i antishqiptareve, mire e ke ,hiqni ata te kohes se komunizmit dhe vendosni ata te plepave,klyshet e Saliut dhe sivellezerit e tu te poshter si vet koha qe ju nxorri nga vrimat e gjirizeve.
Bravo Komisioneri Publik.
Kam mendimin se duhen shqyrtuar rastet e subjektivizmit tek KPK qe po lejne ne detyre shume prej atyre qe nuk duhet te jene ne Drejtesi.
Per rastin konkret, mendoj se kryetari i Gjykates se Larte, ne menyre absolute nuk mund te perfshihet ne sistemin e Drejtesise, qofte edhe per faktin e thjeshte por teper te rende- pergjegjesine e rende per gjendjen katastrofike ku e katandisen Drejtesine.
Tani ka shpresa qe Drejtesoa do ringjallet.
Zaganjori eshte treguar me fakte qe ka qene ARMIKU nr.1 i ushtarakeve duke bere interpretime ne kundershtim me kushtetuten!
Ai jo vetem duhet shporrur nga drejtesia,por duhet te vjelle gjithcka ka bere kunder te gjithe qytetareve shqiptare!
I kam shkruar nje leter komisionerit publik ku I numeroj me fakte se zagari është i korruptuar.
Ai ka nje femije që studjon ne Londër,por nuk e di prej sa vitesh.Nje student britanik paguan 9000 paund ne vit me ligj,ndersa nje student ekstrakomunitar paguan 18.500 paunds.Plus 10000 paunds akomodimin,plus 7000 paunds ushqimin,plus transportin 1000 paunds,plus nje kinema,teater apo diçka tjeter.Pra as me lart e as me poshte por kjo shumë shkon rrotull 40 mij paunds.E them këtë sepse mbesa ime mbaroi nje universitet arti,Goldsmith University në Londer dhe kaq pare paguante I ati çdo vit per te,por ai është niznesmen ndertimi.Shtrohet pyetja po xhezair zagari ku i gjeti kaq shumë para!!!!Sigurisht që nepermjet pisllekut.Me këtë veprim KPK duket se është tteguar syleshe me qellim ose edhe aty ka depertuar korrupsioni.
Pershendes dhe e mbeshtes vendimin e komisionit publik.