Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.
Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish ministrin Tahiri, apo do të pushojë çështjen ndaj tij.
Ndërkohë burime të Top Channel pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë pohuar se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.
Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.
Në të njëjtën dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Medet,drejtesia jone e “reformuar”
“i ka krijuar ‘lehtesi’ grupit te Habilajve????
–
Hahahahhahhaha, kush thote qe jane me Kristal dhe te Plepave prokuroret dhe perfaqsuesit e drejtesise ne Shqiperi!
–
lehtesi, mund te thote edhe nuk ishte i prere ne luften kunder tyre/me ta, nuk i asgjesoi ne kohe, nuk i eliminoje etj etj etj…Ja u mbyll edhe dosja E “Saj Q”-
Por mos harrojme edhe dicka tjeter, i njejti rezultat do kishte ndodhur edhe ne kohen e sundimit te Saliut , ketij armiku te Tahirit dhe Rames dhe bandes se prokuroreve maloqe te udhehequr nga Adriatik Llalla.
frika nga sulmet e opozites,ose thene me drejt,shmangja nga akuzat e saj,e detyrojne prok.krimeve te renda qe,edhe pa prova, ta cojne dhe mbyllin ceshtjen ne gjukate.nga ana tjeter,kjo eshte rruga me e mire.ceshtja te gjukohet dhe ne baze e provave qe dalin ,ose te shpallet fajtor,ose i pafajshem .por gjithenje me vendim gjukate.qe akuzat kane dale bllof,duket edhe te ndryshimi qe i eshte bere objektit te hetuar.nga organizim dhe pjesmarrje ne trafik,ne krijim te kushteve lehtesuese.pse? sepse ka udhetuar me jaht.hajdarmataj ,prokuroret tropoja sic duket bene zhurme per te spostuar vemendjen nga trafikantet e medhej te kokaines,grupi tropoja .