Lufta kundër krimit, Arta Marku takon Henzler: Njësi të përbashkëta investigative me Gjermaninë

13 Tetor 2018, 12:59Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku priti në një takim zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.

Zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani, kurse Prokuroria nga ana e saj që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.

Rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Njesive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore / konfiskimin e aseteve kriminale.

Nevoja për t’u marrë intensivisht me këtë projekt lindi nga rritja e numrit të veprave penale në fushën e narkotikëve, ku të dyshuar janë shtetas shqiptarë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje