Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka një thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ ONM i bën me dije KLP luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.
“Thirrje prokurorëve nga ?? #Shqipëria në nivel apeli:
Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë!
Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në ?? #BE!”, thotë Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera. (TemA)
Keta nuk aplikojne se kane frike nga vetingu,se nuk justifikojne pasurite e bera me korrupsion.Idea e tyre eshte te zgjasin sa te munden qendrimin ne sistemin e Drejtesise sa tu vije radha ,duke patur parasysh qe deri tani nuk eshte shqyrtuar as 10 perqind,prandaj e vetmja forme eshte te ulet steka dhe per ata me mbi 10 vjet ne sistemin e Drejtesise.