"Babalja": Nuk e dija që Olldashi ishte gazetar, e mora për SHIK-s

15 Tetor 2018, 21:29Kronika TEMA

Albert Veliu, apo i njohur tashmë si Babalja, është njeriu që ka trazuar jetën politike të muajve të fundit, me dorëzimin e një audiopërgjimi, ku implikohej Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, në histori trafikimi droge.

Aktualisht Babalja ndodhet në kampin e azilantëve, në Prishtinë, ku gjykatat kosovare refuzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, dhe pret që të fitojë statusin e azilantit politik në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Albert Veliu tregoi për Eni Vasilin se audiopërgjimin ia kishte dorëzuar Jetmir Olldashit, për të cilin e dinte se punonte në SHISH dhe jo gazetar.

“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK, (tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Babalja për “Open”.

Albert Veliu shtoi gjithashtu se transmetimi i audiopërgjimit ishte bërë nga gazetari Olldashi dhe PD-ja, pa lejën e tij.

6 komente në ““Babalja”: Nuk e dija që Olldashi ishte gazetar, e mora për SHIK-s”

  1. Zigur Qarri says:

    Eni Vasili: Ju vazhdoni t’i qëndroni versionit tuaj se zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt?
    Albert Veliu: Gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato
    zëra që janë rregjistruar janë gjer ne vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje
    si të dojë dhe të jape edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu.
    Edvin Rama,Fatmir xhafaj,Taulant Balla,Ardi Veliu dhe shume te tjere,qe jan implikuar
    ne”Çeshtjen Xhafaj”,e kan vendin ne burg.

  2. p says:

    Mos ….mos thuaj qe ti mund te kesh gjera qe nuk i di…kete nuk e beson kush ! Si mund te ngaterrosh gazetarin me Shiksin ? Si ta perdori PD pa lejen tende, rrefimin tend !? Kjo nuk i falet Lulit…e di ai se me ke ka te beje apo jo ? Ua aaaa kete nuk do ta besoja kurre ! Dhe kete tja bejne nje njeriu te beses…qe i qendron si vlonjat asaj qe ka thene ne fillim….zeri eshte i Gonit , the ti dhe mbaroj ! Dhe kete nuk e ndryshove ne asnje rrethane qofte …Shqiperi apo Kosove ! Je burre zotni Babale !

    1. vang says:

      Po PD=ja e meson qe Babalja te flasi gjoja ”kundra” tyre.E shikoni cfare plehu eshte? Fatmir Xhafa eshte akoma gjalle dhe mund ti merrin sa te duan kampione zeri ne marveshje me qeverine Italiane por he per he do e shpetoje PD=ja ne marveshje me Drejtesine Kosovare.Arrestojeni thote Basha sepse ka siguruar mos dorezimin e tije organeve te drejtesise shqiptare.

  3. Bilua says:

    Babalja qen bir qeni qe eshte paranomi i Vlores.Vlonjatet e dhjesin ne koke Babalen.Le te vij ne Vlore po ja mbajti bytha,dhe do ta shikoi ate te semes.

    1. AZ... says:

      Hahahaha hahahaha hahahaha hahahaha
      bilua o bilo mavria po ju thate dhe per salen se po erdhi ne vlore do e rjepim D.M.TH. ju te ruani bythen jeni njerzit me kot ne shqiperi ju ini te njohur vetem per cmiren e keqe qe kini

  4. AZ... says:

    Hahahaha hahahaha hahahaha hahahaha
    bilua o bilo mavria po ju thate dhe per salen se po erdhi ne vlore do e rjepim D.M.TH. ju te ruani bythen jeni njerzit me kot ne shqiperi ju ini te njohur vetem per cmiren e keqe qe kini…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje