Rama i revoltuar me SHÇBA: Pse nuk publikuat pamjet e komisariatit në Krujë, ku ishte drejtori dhe pse s'reaguat?

15 Tetor 2018, 11:49Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar SHÇBA-në përse nuk reagoi në kohë dhe përse nuk publikoi pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit në Krujë, kur u bënë publike akuzat e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

“Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia, jo aty ku dje do ta kishte lënë partia.

Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij?

Pse nuk u veprua menjëherë për të bërë kontrollin e plotë kur letra u bë publike?

Pse iu la një shpifësie tërë koha që të krijonte një vorbull pasi kishte hedhur shpifjen në kazanin e duhur dhe ia kishte mbathur.

Kujt ia kishte borxh kjo trupë njerëzish, mos-reagimin me kohë dhe me qartësi të SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë së Shtetit?

Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit. Lidhur me të gjithë skenën e fantazuar, në pamjet e kamerave del qartë se e gjithë skena është një sajesë e tij fund e krye.

Fakti është që kamerat iu dërguan Prokurorisë, po nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit.

U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie, me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë.

Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori”, tha Rama në një takim të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme me oficerë të Policisë së Shtetit, ku ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

14 komente në “Rama i revoltuar me SHÇBA: Pse nuk publikuat pamjet e komisariatit në Krujë, ku ishte drejtori dhe pse s’reaguat?”

  1. Kalec Dega says:

    Cne ky merret me ceshtje qe i takojne Fatmir Xhafajt apo Arta Llales, mi jahu…Ky eshte piktor, ekonomist, minister ndertimi, drejtor aeroporti,shites deti dhe minister i brendshem..kjo ndodh vetem ne Albanistanin nen diktature …

  2. Komentuesi says:

    Shume mire e ka kryeministri dhe te mos na vije fare inat.Kjo ishte nje sajes e shpifur e lidereve arrogant tr pd.

    1. Alex says:

      Po te dilnin pamjet do shihje deputetet socialiste me arme ne dore…

    2. thoma dusho says:

      Po cilat pamje te nxirrnin ata te shkretet??? Ato te Balles aty??? Dmth, ta fusnin direkt ne burg ate.

      Se po te mos ishte ashtu, do i nxirrnin per 2 min pamjet, ashtu sic bene me analizat e zerit ne rastin Babale.

  3. Zambi says:

    Telenovela ka disa pjese. Ju zbardhet njeren pas nie muaji. Po pjeset e tjera ku jane?

  4. Doni me per Belulin.. says:

    Doni me per Robert Camcakizin?
    Ai vjen gjithmone “si kofini pas te vjelit”.

  5. blerta says:

    Keshtu ndodh z. kryeminister kur ke krye te SHCBA eshte nje idjote qe e njohin te gjithe se cfar mostre eshte.

  6. anastasi says:

    I nderuar kryeminister nuk e di dhe nuk kuptoj se cfare po ndodhe ne shqiperi??.
    Shqiperia dhe populli shqipetar po merren me probleme te sajuara jo ky
    Tha keshtu dhe jo ai tha ashtu,jo e dhunoi,jo e perdhunoi.Dikush nje dallkauk i pa cipe kerkon pushtet duke perdorur,genjeshtra,mashtrime,fallsifikime,poshtersira nga me te ndyrat dhe me
    arrogante.Nje grup njerzish te pa durushme,cfare nuk sajojne dhe cfare
    nuk bejne.Ne shqiperi po ndodhin
    ngjarje aq te renda sa nuk po ndodhin
    ne asnje vend dhe shtete ne Bote.Vrasjet
    cdo dite,vjrdhjet, grabitjet cdo dite hajde merre vesh se cfare behet.Cdo nate
    nje grup te pa fytyre me te ndyre,japin debate duke bere lufte,njeri me tjetrin,duke diskutuar ne keto emisione probleme nga me skandaloze. PSE??.
    Zotrinje Qeveritar,zotrinje pushtetar
    urgjentisht dhe pa asnje medyshe
    mbyllni keto emisione skandaloze.Dhe mos u merrni me budallalleqe se cfare
    thote Lulua dhe cfare thote Palola dhe cfare thote alisani dhe cfare thote Silvani
    Turp me te madh nuk ka,mbeti shqiperia ne dore te disa morracakve
    ne dore te disa faqezinjeve me te ndyre.

  7. Lani says:

    Shkarkoi nga puna z.Kryetrap.Mos bej teater me popullin se asht ma i zgjut se ti populli.Po ti nuk i heq ata nga puna se jane sherbetoret e tu e jo te ligjit dhe rregullit.

  8. Tironci says:

    Mire ky qe ika ik per lesh por ju te Teme’s cju ka kap?

  9. laramani njengjyresh says:

    U kujtua kybolja mbas dy muajsh qe nuk jane publikuar pamjet dmth tani mbas dy muajsh mbasi ju dha kohe manipulimit te filmimit. Ik mor balash e tallu me delet qe ke perreth e jo me ne te tjeret se te pakten te tallesh nuk ta lejojme.

  10. Edi-RAMA says:

    TE GJITHE JU JASHTEQITJET E NJERZIMIT….O BAJGA DHE PALACO FUNDURINA SHQIPTARE qe nuk dini te flisni per KRYEMINISTRIN e Republikes…..ju ini ca fundurina te pa cipta ….ai eshte kryeminister dhe drejtues I vendit me voten e mases popullore

  11. Kuq e zi says:

    Mire policia qenka syleshe…
    Po kur sulmohej balla pse zotrote nuk dhe urdher te publikohen videot? Apo edhe ti flije

  12. Klea says:

    Pse smere masa o kryepalle. Pse nuk e kthen ligjin per rikthimin ne polici te te gjithe personave qe u larguan pa te drejte??? Ppr mban me krye te policise nje idjot si puna. Eliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje