Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, do të paraqitet tek Krimet e Rënda, ku do të japë sqarime për çështjen ‘Babalja’.
Pas dëshmisë në një video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga kryepolici, Veliu mohoi se ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë.
Për më tepër policia tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Alizoti ka pranuar se imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë në Prokurori. (TemA)